Lagja “Mirëdita” në Malishevë është ndër të paktat me plan rregullues urban.
Por, banorët e aty ka disa muaj që po ballafaqohen me një problem.
Një investim i komunës, përmes të cilit rruga e lagjes u zgjat për në pjesën tjetër të qytetit, po bën që ajo të përdoret si tranzit.
E që kur përfundoi projekti , këtyre iu shtua edhe një telash.
Kanalizimi i lagjes ka shpërthyer dhe ujërat e zeza kanë dalë në sipërfaqe.
Por në komunë i thanë televizionit se rruga në fjalë nuk është tranzitore, e nëse po përdoret për këtë funksion, komuna nuk ka si ta ndalojë këtë.