Driton Çaushi premton shujta për nxënësit në Gjakovë

Gjakova

Driton Çaushi premton shujta për nxënësit në Gjakovë

Më: 3 tetor 2017 Në ora: 06:26
Driton Çaushi

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Gjakovës, Driton Çaushi duke shpalosur programin e tij për fushën e arsimit, ka thënë se prioritet është rekrutimi i stafit.

“Në radhë të parë duhet të ketë thyerje drastike se si rekrutohet stafi, si ai teknik edhe ai profesional. Duhet të ketë transparencë se si ata testohen, nuk ka transparencë të tillë”.

“Do të ketë një task forcë nga Drejtoria Komunale e Arsimit që do të merret me vlerësimin dhe vëzhgimin e vazhdueshëm në shkollat e Gjakovës, ashtu si ndodh edhe në ato të Prishtinës”.

Çaushi ka thënë se duhet të trajtohet arsimi njëlloj si në qytet ashtu edhe në fshatra.

“Duhet të ketë ekuilibër në cilësinë e arsimit, me qytetin dhe fshatrat, ekuilibër në infrastrukturë, laboratorë dhe mjetet e ndryshme”.

“Edhe për këtë çështje, ekziston një realitet ndryshe edhepse edhe në qytet ka mangësi serioze”.

Ai tutje në Magazina Lokale në Klan Kosova ka dhënë premtimet e tij lidhur me këtë dikaster të rëndësishëm.

“Do të sigurojmë që secila shkollë të ketë një laborator, të kenë kënde të leximit, rritje të aktiviteteve të leximit ashtu si edhe gara të dijes mes shkollave të ndryshme”.

Çaushi  poashtu ka premtuar shujta për nxënësit në shkollat e Gjakovës.

“Barrën që prindërit e marrin për një shujtë, është e mundur që ta mbulojë komuna”.

“Nëse do të jenë kifle ose qumësht bashkë me kifle mund të diskutojmë por një shujtë do të jetë”, ka thënë ai duke mos e specifikuar nëse shujta që ai e ka premtuar do të jetë e njëjtë si në shkollat e kryeqytetit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat