Kusari – Lila nuk e pranon rezultatin në Gjakovë, kërkon rinumërim të votave - Bota Sot
Kusari – Lila nuk e pranon rezultatin në Gjakovë, kërkon rinumërim të votave

Gjakova

E premte, 15 dhjetor 2017

Kusari – Lila nuk e pranon rezultatin në Gjakovë, kërkon rinumërim të votave

Më: 24 tetor 2017 Në ora: 09:39
Mimoza Kusari-Lila

Ish-kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se procesin e zgjedhjeve lokale në Gjakovë e kanë përcjell një mori keqpërdorimesh nga partia e AAK-së.

Ajo në një prononcim për Indeksonline ka thënë se në momentin e publikimit të rezultateve përfundimtare nga KQZ, do të kërkohet rinumërimi i votave për komunën e Gjakovës.

“Mendoj që ka qenë një proces përgjithësisht i mirë edhe sot kemi identifikuar në masë që kanë ndodhur keqpërdorim i votës në disa zona për të cilat zyrtarisht di ti prezantojmë faktet.

Ka gjithashtu një mospërputhje në numër prej 500 votave prej numrit të votave të raportuara si të votuara dhe votave të cilat raportohen si të përdorura. Problemi tjetër është që vërehet dukshëm që në disa raste ka pasur keqpërdorim të votës në numër më të madh të votuesve qoftë fiktiv qoftë në format se si janë ndarë përmes komisionarëve dhe vëzhguesve”, ka thënë ajo.

Sipas saj AAK-ja ka bërë keqpërdorime të votave sepse procesi i numërimit ka treguar se ka mospërputhje me numrin e votave të raportuara dhe atyre si shënuara si të votuara.

“Për të gjitha ne jemi duke i përgatitur ankesat dhe zyrtarisht do të kërkojmë rinumërim në momentin e shpalljes së rezultateve preliminare dhe përfundimtare . në anën tjetër është sukses shkuarja në balotazh dhe besoj që jemi fuqishëm fitues në balotazh duke marrë paarsyeshëm se AAK-së gjithherë po i duhet me keqpërdorë votën që me çdo kusht me qene në garë si në këtë rast. Nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë që në balotazh të keqpërdoret vullneti i qytetarëve të Gjakovës, duke kërkuar masa shtesë duke shtuar numrin e komisionarëve në secilin vendvotim”, ka thënë Kusari Lila.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test