Policia jep detajet për vrasjen në Gjakovë - Bota Sot
Policia jep detajet për vrasjen në Gjakovë

Gjakova

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Policia jep detajet për vrasjen në Gjakovë

Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 11:09
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia në rajonin e Gjakovës konfirmoi se sot në orën 09:40 ka marrë informatë për një rast gjuajtje me armë zjarri në rrugën ,,Xhafer Lipoveci” të këtij qyteti për të cilën kallxo raportoi më herët.

Patrullat policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kuptuar se aty kishte ndodhur një vrasje ndërsa mjeku në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës A.H,shtetas i Kosovës, rreth 30 vjeçar nga Gjakova.

Sipas Policisë, kryesi kishte hyrë në lokalin ku i ndjeri punonte (qebaptore Toni) ka qëlluar me armë zjarri viktimën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes me ç rast ka hedhur armën dhe është dorëzuar në stacion policor.

Policia thotë se i dyshuari është E.B., shtetas i Kosovës, i lindur  në vitin 1996 në Pejë, me banim në Gjakovë.

“Të gjitha ekipet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po ashtu edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë. Deri te ky rast tragjik ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje e mëhershme për motive të ulëta”, thuhet në komunikatën e Policisë në rajonin e Gjakovës.

“I dyshuari mbahet në ndalim policor, arma është konfiskuar dhe rasti vazhdon të hetohet nga njësiti për Krime të rënda nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë”, thuhet në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test