Babai i 15-vjeçarit mban sekret detajet e zhdukjes së djalit - shkak hetimet e policisë - Bota Sot
Babai i 15-vjeçarit mban sekret detajet e zhdukjes së djalit - shkak hetimet e policisë

Gjakova

E shtunë, 26 maj 2018

Babai i 15-vjeçarit mban sekret detajet e zhdukjes së djalit - shkak hetimet e policisë

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 17:57
Nik Hiseni me Djalin

Nik Hiseni, babai i djalit 15 vjeç nga Gjakova, që para pak ditësh kishte humbur, ka thënë se nuk dëshiron të zbulojë detaje rreth zhdukjes së djalit të tij.

I kontaktuar nga Insajderi, Hiseni ka thënë se nuk dëshiron të flas më shumë për detajet, për shkak se Policia e Kosovës është duke e hetuar rastin.

“Për shkak të hetimeve të Policisë nuk mundem me u prononcu më gjatë. E kam dhënë një deklaratë në Facebook. Kaq mundem me thanë”, ka deklaruar Hiseni për Insajderin.

Ndërkaq, sot Hiseni ka falënderuar sot përmes rrjetit social Facebook Policinë e Kosovës dhe të gjithë qytetarët e Kosovës për kontributin që kanë dhënë, për gjetjen e djalit të zhdukur të tij para tre ditësh.

“Në momente ankthi dhe hidhërimi në familjen tonë Hiseni për zhdukjen djalit tonë 15 vjeçarë, Palit, e ndjej për obligim që t’i falenderoj përzemërsisht dhe shpirtërisht secilin veç e veç, duke filluar nga Policia e Kosovës e cila bëri një punë të jashtëzakonshme, duke vazhduar me pjestarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, organizatat e dala nga lufta, veteran e invalid, strukturat politike të të gjitha partive”, ka shkruar Hiseni. 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test