Gjykatën e Gjakovës u mbajt shqyrtimi i dytë për vrasje të rëndë kundër Lauresha Maliqi.
E akuzuara Lauresha Maliqi, po akuzohet nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, për veprën penale të vrasjes së rëndë. Në seancën e kaluar e akuzuara Maliqi ka pranuar fajësinë për vrasjen e vajzës së saj.
Mbrojtësi i të akuzuarës me kërkesë të veçantë kishte parashtruar hedhjen e aktakuzës pranë gjykatës.
Mbrojtësi i të akuzuarës Afrim Radoniqi, i caktuar sipas detyrës zyrtare, deklaroj se ka parashtruar kërkesë edhe për rikualifikim të veprës penale.
“E akuzuara pas lindjes së fëmiut ka kërkuar nga personeli i spitalit që fëmiun ta lërë në përkujdesje të organeve, ngase e njëjta e ka gjendjen e vështirë materiale, ka pasur një martesë të dështuar dhe ka një vajzë tjetër të mitur, mirëpo personeli i spitalit nuk e ka përmbushur këtë kërkesë, andaj në veprimet e saja nuk kemi vepër penale të vrasjes së rëndë siç është bërë nga ana e prokurorit”, tha avokati Afrim Radoniqi.
Mbrojtësi i të akuzuarës Lauresha Maliqi avokati Afrim Radoniqi, i propozoj gjykatës që të ftohet eksperti mjekësor i psikiatrisë forenzike, pasi që theksoj se vrasja e foshnjës është kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore nga ana e të akuzuarës.
Po ashtu avokati Radoniqi i propozoj gjykatës që të ftohet përfaqësuesi i Qendrës për Punë Sociale që ka të bëjë me mbikëqyrjen e fëmiut të mitur të të akuzuarës, si dhe propozoj që të bëhet rikualifikimi i veprës penale nga vrasje e rëndë në vrasje të kryer në gjendje tronditjes së fortë mendore.
Prokurori Ali Uka, në fjalën e tij tha se nga provat e siguruara gjatë hetimeve e të propozuara në aktakuzë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se këtu e akuzuara ka kryer veprën penale si në aktakuzë, andaj i propozoj gjykatës që kundërshtimin e mbrojtësit të të akuzuarës ta refuzoj si të pabazuar.
“Pra përshkrimi i veprës penale është bërë ashtu siç ka ndodhur dhe i përgjigjet cilësimit juridik të veprës penale”, tha prokurori Ali Uka.
Mbrojtësi i viktimave Agim Pula, e mbështeti në tërësi fjalën e prokurorit Ali Uka dhe i propozoj gjykatës që të njëjtat të aprovohen si të arsyeshme.
Pas kësaj gjyqtari i çështjes Shaqir Zika, refuzon hudhjen dhe kundërshtimet e aktakuzës, meqenëse nuk ekzistojnë kushtet ligjore, e poashtu edhe rikualifikimin e veprës penale pasi që vepra penale e vrasjes së rëndë mbështetet në aktakuzë.
Mbrojtësi i të akuzuarës Lauresha Maliqi, avokati Afrim Radoniqi pas komunikimit të vendimit nga gjyqtari për refuzimin e kërkesës për hudhjen e aktakuzës, deklaroi se si mbrojtës për shkak të ekonomizimit të procedurës heq dorë nga e drejta e ankesës kundër vendimit mbi refuzimin e kërkesës për hudhjen e aktakuzës.
Sipas aktakuzës, e akuzuara Lauresha Maliqi dyshohet se më 22 mars të këtij viti, në njërën nga objektet e mbetura të ish-kazermës ushtarake në Gjakovë, ka privuar nga jeta fëmijën e saj të porsalindur.
Gjithnjë sipas aktakuzës e pandehura Lauresha Maliqi më 21 mars 2018 ishte shtrirë në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Repartin e Gjinekologjisë në Gjakovë, ku kishte lindur foshnjën-tani të ndjerën Arjona Maliqi.
Aktakuza thotë se ditën e nesërme, pasi që lëshohet nga spitali, ajo kishte shkuar në njërën nga dhomat e ndërtesës së kazermës ku kishte hapur një gropë, e kishte mbështjellë të porsalindurën me batanije dhe e kishte mbuluar trupin e foshnjës me një gur dhe një copë betoni duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.
Me këto veprime dyshohet se e akuzuara Lauresha Maliqi, ka kryer veprën penale të vjedhjes së rëndë.
Për seancën e radhës u propozuan që të ftohen eksperti i psikiatrisë forenzike në Prishtinë si dhe përfaqësuesi i Qendrës për Punë Sociale në Gjakovë./kallxo