Nxënësit shqiptarë me mësim plotësues në gjuhën shqipe mbyllën me sukses vitin shkollor 2015/16

Gjermania

Nxënësit shqiptarë me mësim plotësues në gjuhën shqipe mbyllën me sukses vitin shkollor 2015/16

Nga: Maxhun Smajli Më: 17 korrik 2016 Në ora: 21:15
Nxënësit shqiptarë

Nxënësit shqiptarë me mësim plotësues në gjuhën shqipe në Landau an der Isar, mbyllën me sukses vitin shkollor 2015/16. Edhe pse në numër të vogël, me 15 korrik, bashkë me prindërit e tyre, të gjithë ishin në klasë. Të pranishëm në klasë ishin edhe përgjegjësi për mbarëvajtjen e mësimit plotësues, njëherësh edhe kryetar i Këshillit koordinues të Këshilleve të Prindërve për mësim plotësues në gjuhën shqipe për Landau a.d. Isar dhe Dingolfing, Tefik Jaha dhe Rektori i shkollës ”Mittelschule”, ztr. Kraschmer.

Z. Kraschmer kishte ardhur për t’u përshendetur me nxënësit shqiptarë, pasiqë, ai këtë vit do të pensionohet. E rendësishmja e pjesëmarrjës së z. Kraschmer është se, gjatë mandatit të tij, si Rektor shkolle, ka kontribuar në hapjen e shkollës me mësim plotësues në gjuhën shqipe dhe mbarëvajtjen e mësimit, duke mundësuar dhomën e mësimit. Me këtë rastë, fëmijët dhe prindërit i kishin përgaditur dy dhurata solide; një liber dhe një hartë gjermane të punuar me gurë të çmuar Kosove.

Në emër të prindërve foli Tefik Jaha, në emër të nxënësve, Teodrit Gashi dhe në emër të shkollës me mësim plotësues në gjuhën shqipe, foli mësuesja, Mervete Ismajli. Ndërsa, Rektori i shkollës, z. Kraschmer në fjalën e tij përshendetëse mes tjerash tha: “Jam i lumtur që më është dhënë mundësia të bëjë të mundur zhvillimin dhe mbarëvajtjen e mësimit plotësues në gjuhën shqipe. Tani ju të dashur nxënës dalloni nga bashkëmoshatarët e juaj të klasës për njohjen e gjuhës shqipe më tepër. Ju tani edhe në këtë moshë flisni shqip, gjermanishtë dhe anglisht. Dhe, ky sukses i juaj më gëzon. Kam dëshirë të dëgjoj se kjo shkollë me mësim plotësues në gjuhën shqipe do vazhdoj, bile me një interesim më të madh të bashkatdhetarëve tuaj”. Mëpas për fëmijët, prindërit dhe Rektorin e shkollës gjermane, Këshilli i Prindërve të kësaj shkolle, kishte organizuar gostisje në një ëmbëltore të qytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat