Xhelozia: Dy azilantë shqiptarë sulmojnë punonjësin gjerman

Gjermania

Xhelozia: Dy azilantë shqiptarë sulmojnë punonjësin gjerman

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 12:59
Ilustrim

Ditën e martë erdhi deri te përleshja mes dy banorëve të kampit të azilit në  Boostedt dhe një punonjësi, shkruan shz.de. Ngjarja e ndodhur rreth orës 23.00 ka pasur si protagonistë dy gra, banuese në kamp, që për arsye xhelozie ka filluar zënka verbale mes dyshes shqiptare dhe punonjësit gjerman. Më pas ka eskaluar në kontakt fizik me grushta, përcjell botasot.info.


Ju desh ndërhyrja e policisë për ti ndarë. Shqiptarët ishin të moshës 18 dhe 30 vjeç, ku ky i fundit mbeti i plagosur në fytyrë dhe u dërgua në spital. Prokuroria ka filluar shqyrtimin mbi rastin./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat