Shqiptari musliman që ndreq skulptura për kishën evangjeliste në Gjermani: "Nuk e kam problem"

Gjermania

Shqiptari musliman që ndreq skulptura për kishën evangjeliste në Gjermani: "Nuk e kam problem"

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 26 korrik 2016 Në ora: 07:17
skulptura

Një azilkërkues nga Shqipëria ka mahnitur pjesëtarët e kishës evangjeliste në Bornheim-Hemmerich, me ndreqjen e skulpturave. Besimtarët e kishës Markus, gjatë Krishtlindjeve të ardhshme do shikojnë një skulpturë të re luani, shkruan general-anzeiger-bonn.de. Artisti Roland Demirlika, që ka ndrequr skulptura në formën e dhisë, gomarit, ndërsa në meshat e radhës të Krishtlindjes besimtarët e kishës Markus do kenë mundësi të shikojnë një skulpturë te rë luani me përmasa: 40 centimetra të lartë, 50 centimetra të gjatë dhe 15 centimetra të gjërë, e gjitha e ndrequr nga druri. Kjo vepër ka kënaqur tejmase priftin Gerhard Brose, përcjell botasot.info.

Image
Artisti Roland Demirlika

“Luani është simboli ynë” thotë prifti i befasuar nga talenti i shqiptarit.

30 vjeçari ka origjinën nga Burreli, ndërsa skulpturën e ka mësuar në Akademinë e Arteve në Tiranë, ku edhe ka dhënë mësim. Momentalisht jeton në një dhomë me dy persona në qytetin gjerman Merten, si azilkërkues. “Shqipëria është momentalisht një vend që nuk ka perspektivë për artistët,” thotë burrelasi. Talenti i tij fillimisht u vërejt nga prifti Brose që ia dha mundësinë e aplikimit dhe kjo është arsyeja që e ka gjetur veten në Gjermani.

“Nuk e kam problem të punoj për kishën, përkundër që jam musliman,” thotë ai, që pranon njëherësh se nuk ka ikur nga vendlindja për arsye politike, por për arsye të ushtrimit të profesionit. "Mjafton që ti shërbej shoqërisë dhe të mos rri gjithë ditën në shtëpi," përfundoi ai./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat