Gjermani: Shqiptari mysafir godet me grushta nigerianin, më pas tenton ta therrë

Gjermania

Gjermani: Shqiptari mysafir godet me grushta nigerianin, më pas tenton ta therrë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 10 gusht 2016 Në ora: 12:56
Ilustrim

Në një kamp azilantësh në Meschede ka ardhur deri te një përleshje. Njëri prej sulmuesve ka marrë thikë duke rrezikuar tej mase situatën, shkruan derwesten.de.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 8.00 mes një banori dhe një mysafiri. 33 vjeçari nga Nigeria që ishte pjesë e kampit ka dashur ta dëbojë një shqiptar 31 vjeçar që nuk ishte pjesë e kampit. Në këtë situatë shqiptari godet me grusht nigerianin dhe më pas merr thikë në kuzhinë për ta sulmuar, përcjell botasot.info. Nigeriani u arratis në dhomë dhe mbylli derën, por shqiptari ndoqi atë deri te dera. Aty tentoi të bënte një birë për ta sulmuar nigerianin, por në ndërkohë është qetësuar nga një banor tjetër i kampit./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat