Shqiptari sulmon kontrolluesin e biletave në Gjermani: “Kishte pasaportë false greke”

Gjermania

Shqiptari sulmon kontrolluesin e biletave në Gjermani: “Kishte pasaportë false greke”

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 20 shtator 2016 Në ora: 12:53
Ilustrim

Një 25 vjeçar shqiptar nga  Gladenbach (Landi gjerman Marburg-Biedenkopf) të premten e kaluar rreth orës 18.00, ka plagosur një person që kontrollonte biletat, shkruan focus.de. Kur e pa kontrolluesin e biletave që vinte drejt tij, ai u ngrit dhe tentoi të largohet pasi nuk kishte biletë udhëtimi.

Megjithatë gjatë daljes nga treni, kontrolluesi 62 vjeçar sëbashku me kolegen 30 vjeçare e ndaluan shqiptarin, përcjell botasot.info.

Këtu ka ardhur deri te përplasja fizike, ku 25 vjeçari e shtyn kontrolluesin duke e përplasur te treni dhe merr lëndime të lehta. Pasi vjen policia, nga kontrollet e përimtësishme rezultoi se ai kishte me vete edhe pasaportë të falsifikuar greke./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat