Hamburg: Kapen në flagrancë dy hajdutët shqiptarë, lirohet shoferi i tyre

Gjermania

Hamburg: Kapen në flagrancë dy hajdutët shqiptarë, lirohet shoferi i tyre

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 29 nëntor 2016 Në ora: 14:50
Ilustrim

Komisariati i policisë 26 dje mbrëma, 28 nëntor, kanë arrestuar tre hajdutë (23, 29, 50) në rrethinën e Hamburgut, shkruan presseportal.de.

Shkaktar i arrestimit të tyre ishte një dëshmitar 75 vjeçar që alarmoi policinë, pasi në gardhin e vetë pa dy persona që po iknin në drejtim të terrasës së fqinjit. Kur erdhi policia ata hipën në një veturë pa drita, që menjëherë u ndaluan dhe u kontrolluan. 23 dhe 29 vjeçari ishin dënuar edhe më parë për shkelje të ndryshme ligjore, ndërsa shoferi 50 vjeçar është liruar nga akuza duke u lënë i lirë.

Dy shqiptarët tjerë u dërguan në paraburgim dhe me ta merret policia gjermane e njohur me emrin Soko Castle./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat