Akademi përkujtimore dhe promovim i 14 veprave shkencore në Shtutgart-Gjermani

Gjermania

Akademi përkujtimore dhe promovim i 14 veprave shkencore në Shtutgart-Gjermani

Asllan Dibrani Nga Asllan Dibrani Më 2 dhjetor 2016 Në ora: 11:24
Pamje e të pranishmeve pas mbarimit te takimit në objektin e Konsullatës se Kosovës në Shtutgart.

Fillimisht  kryetari i  ‘‘Qendrës Kulturore Shqiptare ‘‘ në Shtutgart zotëri, Vitor Spaqi i përshëndeti të pranishmit  duke ju uruar mirëseardhje,shpalosi qëllimin  e takimit në  kuadrin e manifestimit të  pavarësisë se Shqipërisë ,ngritjes  së flamurit  kombëtar në Vlorë. 

Ekzekutimi i himnit  kombëtar dhe atij të Republikës së Kosovës  përkujtuan Pavarësinë  e Shqipërisë,me  të njejtin rast  u mbajt edhe" Akademinë Përkujtimore kushtuar tri personaliteteve të shquara shqiptare, Mark Krasniqi, Emin Fazliu dhe Gjelosh Gjokaj". Takimi ishte  aq madhështor sa që theu  retoriken e paralizimit shumë vjeçar në botën  e kulturës mërgimtare shqiptare!

Tubimi u mbajt në  Konsultën e Republikës së Kosovës në Shtuttgart.      

-Kjo jap sinjale shumë pozitive, qe klasa e re  zyrtare , janë shumë më  të arsyeshëm ,punëtor dhe veprues në interesat  e shoqërisë sonë kombëtare se sa më parë... Ata jo që u ndien si spektator në  ketë tubim ,por ishin edhe  pjesëmarrës të organizimit duke  lënë objektin  e tyre,pikë takimi për këta tre  veprimtarë të çështjes shqiptare. Në këtë  objekt janë kryer një mori aktivitetesh nga mërgimtarët tanë..Përshëndetja e Konsullit të Republikës së Kosovës  z.Blerim Canaj u prit me entuziazëm qe u duartrokit disa herë. Ai masën e përshëndeti në emër të institucioneve të Kosovës, iu uroj mirëseardhje dhe përmendi vlerat e këtyre figurave si shumë te rëndësishme për neve.

Takimi jehoj shumë mirë që në këtë takim i dha një vlerë artiske edhe ma shumë me promovimin e 14 librave shkencore nga Shoqata e intelektualëve shqiptarë “Trojet e Arbrit” me kryetar Nue Oroshi organizuar me rastin e 28 nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Image

Vëllim i  katërmbëdhjetë librave  është fryt i punës së gjatë shkencore dymbëdhjetë vjeçare i mbi njëqind e pesëdhjetë intelektualëve krijues!

Në pjesën e dytë të akademisë  u bë promovimi i 14 veprave shkencore nga  e  Djathta Shqiptare në Mbrojtje të Shqipërisë Etnike, si dhe të librit më të ri enciklopedik i cili posa doli nga shtypi "Atë Gjergj Fishta Filozof, Ideolog Kombëtar dhe Vizionar". Ky vëllim katërmbëdhjetë librash është fryt i punës së gjatë shkencore dymbëdhjetë vjeçare, i mbi njëqind e pesëdhjetë intelektualëve anë e kënd trojeve shqiptare dhe nga diaspora atdhetare.. Kjo Akademi dhe këto promovime të librave, në një datë historike, siç është përvjetori i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritjes së flamurit tonë kombëtar në Vlorë, është i një rëndësie të veçantë, edhe për faktin se përkujtohen tre atdhetarë, të cilët me punën dhe veprimtarinë e tyre kombëtare e shkencore kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në ndriçimin e të kaluarës sonë si dhe në afirmimin e vlerave tona kombëtare, kulturore dhe artistike.

Duke mos dashur të mbivlerësojmë punën e njërit dhe zbeh veprimtarinë e tjetrit, këtu u dhanë  vlerësime ,analiza dhe studime të shumta  për këta tre intelektual , Mark Krasniqin, Emin Fazliun dhe Gjelosh Gjokaj". Vëmendje e  posaçme dhe e përmbledhur për këto  figura embletike  përforcojnë vlerat tona në fushën e kulturës, artit ,shkencës ,por edhe mund  të  radhiten ndër figurat më të kompletuara kombëtare.

Fjala përshëndeste e Kryetarit të Shoqatës së Intelektualëve Gjithshqiptarë ‘‘Trojet e Arbrit‘‘ Mr.sc.Nue Oroshi e mbajtur në Shtutgart më, 26 Nëntor 2016 ai nder të tjera tha:

Sot në prag të ditës së shenjët kombëtare 28 Nëntori kemi vendosur që Shoqata e Intelektualëve Gjithshqiptarë ‘‘Trojet e Arbrit ‘‘se bashku me ‘‘Qendrën Kulturore Shqiptare‘‘në Shtutgart në mënyrë dinjitoze të përkujtojmë tre atdhetarët dhe studiuesit shqiptarë: akademik Mark Krasniqi, Emin Fazliu dhe Gjelosh Gjokaj, si dhe të bëjmë promovimin e katërmbëdhjetë veprave enciklopedike të historisë sonë shqiptare, vepra të cilat u botuan në intervalin kohor prej vitit 2004 - 2016, si fryt i katërmbëdhjetë sesioneve shkencore të mbajtura në të gjitha trevat shqiptare dhe gjashtë akademive shkencore të mbajtura nëpër vende të ndryshme të Evropës.

Zoti  Oroshi ma tutje shtoj se shteti i ynë mbeti  i ndarë edhe sot ,ku çdo ditë kërkojnë që t‘i bashkëngjiten trungut amë, pra bijtë dhe bijat kërkojnë që sërish të mblidhen rreth sofrës Kastriotase me një Shqipëri të bashkuar dhe demokratike, ku do të krijohet një Konfederatë e Shteteve Shqiptare, me kryeqytet Prizrenin e Besëlidhjeve Shqiptare nga e cila edhe këta tre burra me përkushtim vepruan  për bashkimin kombëtar.

Avni Bilalli anëtar i kryesisë  së Shoqatës ‘‘Trojet e Arbrit ‘‘ foli për veprimtarinë  e  Emin Fazliu alias Emil Kastrioti i cili një jetë të tërë ia fali Shqipërisë së bashkuar dhe demokratike ish kryetar i "Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare". 

Z.Selman Etemi  u përqendruar mbi vështrimin e  shkurtër të 14 veprave  shkencore të Shqipërisë Etnike. Si dhe librit të sapo botuar  Atë Gergj Fishta  Filozof ,ideolog dhe   vizionar  kombëtare.

Në këtë Akademi pjesëmarrës të  kumtesave dhe  diskutimeve ishin Zef Prenka, recitator i poezive të Ernest Koliqit ishte Gjergj Lleshaj.  Ismail Hodaj  poemë kushtuar këtyre veprimtareve. Evakuime kujtimesh   nga kontaktet,bashkveprimtaria  dhe  gjurmët që lanë këta tre bura të kombit  i sollën Leke Preqi,Xhafer Leci ,Selman  Fazliu vëllai i Emin Fazliut etj.

Takimi u përmbyll dhe në fund nga Qendra Kulturore Shqiptare e Shtuttgardit   ishte përgatitur  një koktej nga e cila u ndanë me një përshtypje mbresëlënëse të takimeve të tilla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat