Dita e flamurit, 28 nëntorit, u kremtua edhe në Rosenheim të Gjermanisë

Gjermania

Dita e flamurit, 28 nëntorit, u kremtua edhe në Rosenheim të Gjermanisë

Nga: Mustafë Krasniqi Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 14:27
Dita e flamurit, 28 nëntorit, u kremtua edhe në Rosenheim të Gjermanisë

Programi festiv për pavarësisë e Shqipërisë filloi me Himni Kombëtar, më pas për të vazhduar me programin kulturo-artistik të moderuar nga Refki Tafaj dhe Arjeta Krasniqi. Programi ishte nën përkujdesjen e BKAS “Shqiponja” që dhe ishte organizatore e këtij manifestimi, të 28 nëntorit, ditës së pavarësisë së Shqipërisë. Kurse skena mbretëroj me buzëqeshjen e nxënësve, të  mësimit plotësues në gjuhën shqipe, të përgatitur nga mësuesi Mustafë Krasniqi dhe vallëzimin nga koreografi Orhan Salihu.

I pranishëm ishte dhe Konsull i Republikë së Kosovës Hamdi Reçica, përfaqësues i Komunës së Kolbermoorit Peter Kloo, përfaqësues i Klubit Letrar “Martin Camaj”, Fadil Lumi, përfaqësues i Shkollës shqipe me mësim plotësues për Bavari, shoqata Iliria, FC Liria, si dhe sponsorët që sponsoruan organizimin e këtij manifestim, si: firmën “Valdet”, “Sejdiu”, “Lajçi” dhe “Baj Niko”.

Të Pranishmit i përshëndeti kryetari i shoqatës Afrim Xhaferi, ndërsa Konsullit të Republikës së Kosovës, Hamdi Reçicës, të pranishmëve ju drejtua me këto fjalë: “Të nderuar pjesëmarrës dhe organizator të nderuar kam nderin e veçantë që sot të jem në mes jush në emër të shtetit tonë të lirë të jem pjesëmarrës këtu dhe në emër të Konsullatës të ju uroj festën e madhe të nëntorit, thash festën realisht janë disa festa që lidhen me këtë datë. Elementi i parë i festës së 28 nëntorit është shumë më herët, daton me ardhjen, gjegjësisht rikthimin e të madhit Gjergj Kastriotit në mëmëdheun e tij. Kështu është dashur që të kalojnë qindra vite që kjo datë, 28 nëntori të përfitojë elementin e dytë, atë të ngritjes së flamurit dhe të bërjes të asaj Shqipërie të vogël, ishte kjo datë e cila priste të ketë edhe data tjera, pjesa më e madhe e trojeve shqiptarëve, territoreve, banorëve kishin mbetur jashtë asaj Shqipërie të cilën Ismail Qemajli e shpalli pavarësinë më 1912 por sikur nuk ishin lënë vetë edhe fuqitë e mëdha edhe ato mbi natyrore po punonin për Kosovën dhe pikërisht në mesin e zemrën e Drenicës është dashur pikërisht më 28 nëntor, ku kjo datë përfitoj edhe një element tjetër, gjegjësisht të lind Adem Jashari. Ai që më tutje i dha kahje zhvillimeve pozitive për Kosovën, Po kjo nuk është e tëra, pikërisht nën udhëheqjen, komanden e tij, Adem Jasharit, urdhëroi që me 28 nëntor UÇK-ja të dal  publikisht para opinionit të gjerë popullor,ku këto katër elemente e bëjnë këtë festë jashtëzakonisht të madhe. Më tej të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i Klubit letrar “Martin Camaj”, Fadil Lumi.

Sot për ne shqiptarët në Rosenheim, e mbarë rruzullin tokësor është një ditë e madhe, ditë që i bashkon shqiptarët kudo do që janë, nga që para 114 vitesh paraardhësit tanë , të prirë nga Ismail Qemaili, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi e shu atdhetar tjerë nga të gjitha trevat shqiptare, arritën ta shpallin mëvetësinë e shtetit shqiptar nga zgjedhjet pesëshekullore e Turqisë, ku dhe sot disa pjesë të viseve shqiptare ende gjenden të ndara, por të bashkuara shpirtërisht dhe me vizion të qartë, më këto fjalë moderatori Refki Tafa e hapi programin festues para të pranishmeve ku ulëset e sallës nuk zinin, kishte edhe shumë që qëndronin edhe në këmbë. Për t’i dhënë vlerë kësaj dite të shenjët për kombin shqiptar ishin edhe këto fjalë të qëndisura mirë e të moderuar nga Arjeta Krasniqi, si: Kjo është ditë e madhe, ëndërr e shqiptarisë, shqiponjë dykrenore flamur qëndisur gjak, ndaj nuk zbehet ngjyra, ndizet bëhet flakë. Më këto vargje moderatorja, Arjeta Krasniqi, ftoj kontribuuesit e çështjes kombëtare për t’i marr mirënjohjet që u ndan nga BKAS “Shqiponja”. Ndarjen e bënë Konsulli i Republikës së Shqipërisë, Hamdi Reçica kryetari i BKAS “Shqiponja” Afrim Xhaferi, për Nikollë Skelin, Ilmi Muzaqi, Ismet Lajçin dhe Bujar Lajçin.

Programi u hap me vallen “Pavarësia” të udhëhequr nga koreografi Orhan Salihu për të vazhduar me recitime e vjersha nga nxënësit me mësim plotësues, që nga vogëlushja e klasës së parë Elina Hasim, me poezinë “Burbuçja”, ndërsa me poezinë “i dashur atdhe” të Edona Prapashticës. E ata që kanë zë të ëmbël, janë nxënësit e ciklit të  parë që i kënduan “Lepuroshit”: Dardan dhe Grersa Oshlani, Djellona Brestovci dhe Elsa Selishta.

Po ashtu  me “vallen e Rugovës”, këngën “Vendi im” vazhdoi programi për t’i lënë vend këngës, “Nëna ime” e përcjellur me vallëzimin e nxënësit; kurse me recital satirik “Gjyshi i bie legenit”, në skenë dolën nxënësit: Laura dhe Arian Xhaferi, Eldo dhe Artin Neimi. E vjershën “Shqiponja”recitoi Enkela Selmani, ndërsa vjershën për ”Mëmëdheun” recitoi Genta Oshlani, kurse vjershën  “Atdheu” recitoi Arian Xhaferi dhe  vjershën “28 nëntori”recitoi Gresa Oshlani.

Për Shqipërinë edhe Fishta i madh ka shkruar, andaj me të drejtë në skenë na e sollen recitalin “Jam bijë e mëmë Shqipërisë” nxënësit: Ide Gashi, Edona Neimi; Ermira Xhafa; Diana Selmani Nora Neimi dhe flamurtar isht Arbnor Fejzullahu.

“O ju malet e Shqipërisë” me këto vargje shpërtheu në skenë: Rezarta Roqi, ndërsa me Elegjinë “Syrgjyn gjallë e syrgjyn Vdekur” dolën në skenë: Ide Gashi dhe Nora Neimi.

Me recitalin “Zonja Shqipëri” u paraqitën nxënësit: Lorita Xhaferi, Lumë Maxhera, Albatrit Ismaili, Enis Palloshi dhe  Drin Maxhera. 

Ndryshe nuk mund të jem, i thjesht jam shqiptar e më  “Quajnë Ilir” me këtë poezi doli në skenë nxënësi: Ardit Halili dhe Melda Dauti.

Nëntori është i imi thotë: pellazgu, Ariani Iliri Dardani. E shqiptari ia krisë zërit për 28 nëntorin me këto fjalë në skenë moderatorja, Arjeta Krasniqi ftoi për të recitua recitalin “28 nëntorin” nxënësit: Rezarta Roqi, Ardit Halili, Arlind Krasniqi dhe Melda Dauti E me vjershën “Mos ma prek ti shkja flamurin” recituan: Ermira Xhafa dhe Edona Neimi. Kurse me këngën për Isa Buletinin na Këndoj nxënësja: Edona Xhafa.

Për t’i dhënë emocionet e veta për përgatitjen e nxënësve dhe për 28 nëntorin, ndër të tjera Mustafë Krasniqi tha:

Këtë program manifestues me melosin e tyre të bukur e begatuan edhe grupi i këngëtarëve të muzikës folklorike e atë popullore nga Mynihu: Shemsi Kastrati, Bajram Uka, Sali Krasniqi dhe Nazmi Telaku, me këngën për Pavarësinë, këngë për Adem Jasharit, Fehmi e Xhevë Lladrovci etj.

Salla ishte e mbushur përplot me bashkëkombësve,ku dhe e pranishme ishte edhe RTK-ja. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat