Soko Castle vijon me sukseset kundër krimit në Hamburg: Arreston një hajdut shqiptar

Gjermania

Soko Castle vijon me sukseset kundër krimit në Hamburg: Arreston një hajdut shqiptar

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 15 dhjetor 2016 Në ora: 15:35
Ilustrim

Policia e specializuar kundër krimit në rrethinën e Hamburgut, Soko Castle ka arritur një sukses tjetër kundër hajdutëve. Një 28 vjeçar shqiptar është arrestuar në flagrancë, gjatë kohës kur ishte duke grabitur në një apartament në rajonin Hamburg-Berne.

Gjatë arrestimit një pjesëtar i forcave gjermane u plagos lehtë, shkruan focus.de. Megjithatë shoku i tij, pavarësisht se u pa në forcat e policisë arriti të largohet në drejtim të paditur.

Prokuroria ka nisur ecurinë penale dhe kapjen e grabitësit të dytë./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat