Gjermani: Dhuna brenda familjes, shqiptari dënohet me 2.5 vjet burg

Gjermania

Gjermani: Dhuna brenda familjes, shqiptari dënohet me 2.5 vjet burg

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 23 dhjetor 2016 Në ora: 22:24
Adnan R.

Ai e kishte plagosur me thikë, dhunuar dhe kërcënuar gruan që e deshte atë shumë, shkruan focus.de. Adnan R. (21, emri i ndryshuar), i njohur tashmë si dhunuesi më i madh i grave në Bonn, është dënuar me 2.5 vjet burg. Trajnimi anti-dhunë dhe arrestimi tre javor nuk kanë rezultuar të suksesshme.

Sara ka përjetuar ferrin

Ish e dashura Sara (19), që në vjeshte 2015 ishte njohur përmes Facebook me Adnanin, gjatë gjysmë vitit që kishte bashkëjetuar me shqiptarin ka përjetuar ferrin. ‘Përveç dhunimeve, 21 vjeçari e kishte izoluar Sarën nga farefisi dhe të afërmit,” përcjell botasot.info. “Dhuna fizike ka ardhur më së tepërmi nga xhelozia.”


Situata eskaloi në maj

Në momentin kur Sara ishte ankuar te të afërmit për dhunë nga i dashuri, atëherë ky i fundit e merr me veturë e dërgon në një pyll dhe e kërcënon me thikë. Ajo nuk duheshte më të flasë për lidhjen e tyre. Nga pylli ata shkojnë në një hotel, ku Sara shfrytëzon rastin për t’u larguar dhe alarmuar policinë. Kjo e fundit e arreston dhe menjëherë i shqiptohet masa "arrest me burg", ku pas disa kohësh Gjykata e Bonnit e ka shpallur fajtor, duke e dënuar me 2.5 vjet heqje lirie./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat