Hamburg: Arrestohet hajduti shqiptar, me vete kishte leje qarkullimi të Bullgarisë

Gjermania

Hamburg: Arrestohet hajduti shqiptar, me vete kishte leje qarkullimi të Bullgarisë

Nga: Bota sot Më: 26 dhjetor 2016 Në ora: 14:53
Ilustrim

Policia e Hamburgut ka arrestuar një 20 vjeçar shqiptar, i akuzuar për grabitjen e një shtëpie familjare. Sëpaku edhe një person është në arrati që kishte bashkëpunuar me 20 vjeçarin shqiptar, shkruan focus.de.

Ngjarja ka ndodhur në rajonin Altona, ku pas alarmimit të policisë, është mundësuar kapja e njërit nga hajdutëve. 20 vjeçari shqiptar përveç akuzës për gabitje, ai duhet të përballet edhe me akuzën e falsifikimit të dokumentave, pasi lejen e qarkullimit e kishte bullgare. Policia vijon hetimet për kapjen e shokëve të tij./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat