Gjermani: Me ndihmën e helikopterit arrestohen dy shqiptarë

Gjermania

Gjermani: Me ndihmën e helikopterit arrestohen dy shqiptarë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 29 dhjetor 2016 Në ora: 14:30
Policia gjermane, foto ilustruese

Policia gjermane e Kielit, në natën mes së mërkurës dhe se enjtes ka arrestuar dy persona, të cilët ishin kapur në flagrancë gjatë një grabitje, shkruan focus.de.

Alarmimi në polici ka ardhur në 18.10 se në rrugën Hedenholz kanë parë dy të dyshuar si hajdutë, ku menjëherë ka ndërhyrë policia me ndihmën e një helikopteri, përcjell botasot.info. Rreth orës 19.20 policia arrin të zbulojë vendndodhjen e tyre në një qorrsokak të Aubrook. Bëhej fjalë për dy shqiptarë të pa dënuar më parë (26 dhe 33 vjeç).

Prokuroria e Kiel kërkoi paraburgimin e tyre./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat