Akuzohet për vrasjen e shqiptarit në Hanover, në 4 janar fillon procesi gjyqësor

Gjermania

Akuzohet për vrasjen e shqiptarit në Hanover, në 4 janar fillon procesi gjyqësor

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 31 dhjetor 2016 Në ora: 10:42
Foto nga vendi ku kishte ndodhur vrasja

Ishte një nga vrasjet më dramatike të Hanoverit, ku tre persona të panjohur sulmuan dy shqiptarët në një lokal në 1997, shkruan bild.de. Tre vrasës u futën në lokal dhe sulmuan dy shqiptarë. Njëri prej tyre, 22 vjeç, vdiq, ndërsa tjetri (18) u mbijetoi plagëve, përcjell botasot.info. Tani pas 20 vjetësh njëri nga tre agresorët është arrestuar në Bullgari. Bëhet fjalë për Mesut Y. (37), i cili në 4 janar 2017 duhet të përgjigjet përpara Gjykatës së Hanoverit.

Ai ishte kapur në fund të gushtit 2015 nr Bullgari, ku më pas u ekstradua. Njëri nga treshja vrasëse është arrestuar në 2001 ku u dënua me gjashtë vjet burg, ndërsa agresori i tretë është në arrati./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat