Për shkak të monedhave të falsifikuara, shqiptari del përpara gjykatës gjermane

Gjermania

Për shkak të monedhave të falsifikuara, shqiptari del përpara gjykatës gjermane

Nga: Bota sot Më: 4 janar 2017 Në ora: 09:54
Ilustrim

Kiefersfelden 4 janar- Një 34 vjeçar shqiptar, i cili prej njëzet vitesh jetonte në Itali duhet të përgjigjet përpara organeve të drejtësisë: Ndërmarrësi i papunë kishte me vete bankënota të falsifikuara.

Sipas medias gjermane OVB ai është arrestuar në fund të marsit 2016 në pikëkalimin kufitar të Kiefersfeldener rreth orës 0:30. Me vete shqiptari kishte bankënota 10 dhe 20 euro të falsifikuara, përcjell botasot.info.  

Ai është lënë i lirë, por është gjobitur me 1350 euro./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat