Stuttgart: Me valle shqiptare për të promovuar turizmin shqiptar

Gjermania

Stuttgart: Me valle shqiptare për të promovuar turizmin shqiptar

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 14 janar 2017 Në ora: 11:28
Valle shqiptare përpara publikut gjerman, 13 janar - Foto RNZ

Në një nga organizimet më të mëdha turistike të qytetit gjerman Stuttgart, është paraparë të performojnë edhe një grup vallëzuesish nga Shqipëria, shkruan rnz.de. E gjithë kjo për ti njohur gjermanët me kulturën shqiptare dhe për ti bindur që të vizitojnë Shqipërinë. Ngjarja do hapet të shtunën dhe do përfundojë të dielën (22 janar).

“Në eveniment pritet të marrin pjesë 220.000 persona, ndërsa do ketë valle, performanca dhe reklama nga 2000 grupe artistësh prej 20 shtete të ndryshme. Mes tyre është edhe Shqipëria, që vlerësohet si destinacion mjaft interesant turistik,” përcjell botasot.info.

Ngritje të fitimeve nga turizmi, gjatë vitit që lamë pas kanë shënuar Polonia dhe Irlanda, ndërsa gjithashtu edhe Gjermania shënoi rritje prej dy përqind. Kjo tregon se shumë turistë kanë ndryshuar destinacione për shkak të rritjes së pasigurisë në disa shtete./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat