Gjermani: Kapen tre shqiptarët përmes kamerave të sigurisë

Gjermania

Gjermani: Kapen tre shqiptarët përmes kamerave të sigurisë

Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 14:23
Foto ilustrim

Në natën e 7 janarit 2017 në një apartament privat të rrugës Krahenhorst (Kleve) hajdutët kishin grabitur para kesh, një televizor, Lap-top, një celular, ndërsa po të njëjtën ditë kishin tentuar të vjedhnin në një shtëpi aty pranë. Por fatmirësisht agresorët ishin parë nga kamerat e sigurisë ditës së nesërme, shkruan focus.de.

Në 30 janar 2017 agresorët u identifikuan përsëri nga kamerat e vëzhgimit në rrugën Koppenkamp. Policia arriti menjëherë në vendngjarje dhe arrestoi dy personat. Bëhej fjalë për bashkëmoshatarë, 24 vjeç dhe që të dy vinin nga Shqipëria, përcjell botasot.info. Personi i tretë, shok i tyre, 27 vjeç, u kap në 1 shkurt 2017 në Wuppertal.

Treshja shqiptare ndodhet në paraburgim./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat