Mërgata shqiptare organizon manifestime për nder të shpalljes së pavarësisë

Gjermania

Mërgata shqiptare organizon manifestime për nder të shpalljes së pavarësisë

Nga: Mustafë Shabani Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 11:02
Foto ilustrim

Ajo kërkon unitet dhe bashkëveprim në kultivimin e vlerave të larta të :Liri-Pavarësisë dhe Demokracisë Kosovare, dhe prezenca e Presidentit Sejdiu është mesazhi më i mirë për Prishtinën, Shkupin dhe Tiranën.

Bota shqiptare përcolli janarin e dhimbjeve dhe homazheve, tani jemi në shkurtin e historisë dhe shqiptarët e gjithë Botës i kan kryer përgatitjet e fundit për festën madhështore të shpalljes së pavarësisë së Kosovës .

Mërgata shqiptare këtë ditë të shenjët e feston në mënyra të ndryshme.

1.-Shoqata „Iliria“ e.V. Lahr Gjermani në Lahrin e Dr. Fatmir Dalladakut dhe boksierit profesionist Toklir Xhoxhaj festojnë me presidentin e shpalljes së pavarësisë Dr. Fatmir Sejdiun.

Ata më 18.02.17 nga ora 18 në Festhalle Schulstr.2 Lahr -Kubach ,dhe për argëtimin tuaj përkujdeset këngëtari i mirënjohur Nimon Mushkolaj, Mendushe Hilaj ,Bastri Ibishi si dhe për ritmin tuaj përkujdeset Enver Tasholli daulle.

2.-Famullia shqiptare Stuttgart meshë solemne për nderë të shpalljes së pavarësisë ,ajo në bashkëpunim me qendrën kulturore po ashtu organizon akademi Përkujtimore për nderë të Heronjve Gasper Karaqi dhe Palë Palucaj te cilët edhe ishin Pjese e këtij misioni, dhe nga këtu kishin marrë bekimin e motit dhe Zotit për lirin e Kosovës Meshën dhe akademinë e tyre e nderon dhe madhështon prezenca e presidentit Dr. Fatmir Sejdiut dija dhe profesionalizimin i të cilit erdhi në shprehje sidomos në betejën ndajë Serbisë në GJND aktakuzë e cila u deplasua dhe kështu u edhe defakto u vërtetua edhe me ligje ndërkombëtare pavarësia dhe tërësia territoriale e Kosovës.

3. Shoqata “Shenjëta Nëna Tereze” e .V. nën patronatin e konsullatës së Kosovës me moton Danke Deutschland -Faleminderit Gjermani, nderon dhe falënderon Gjermanin për kontributin e sajë të çmuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, por jo vetëm por edhe për mos pengimin dhe tolerimin e organizmit institucional të të gjitha niveleve dhe formave ,si dhe të mikpritjes së sajë refugjatëve të ikur nga barbaria e shekullit.

Manifestimin e shoqatës e nderon pjesëmarrja e e të gjitha niveleve gjermane, e sidomos prania e presidentit Dr. Fatmir Sejdiut.

Manifestime të tilla organizohen gjithandej nga mërgata e cila kërkon unitet dhe bashkëveprim në kultivimin e vlerave të larta të: Liri-Pavarësisë dhe Demokracisë Kosovare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat