Shqiptari shkeli me veturë turmën në Gjermani: Isha i dehur dhe i droguar

Gjermania

Shqiptari shkeli me veturë turmën në Gjermani: Isha i dehur dhe i droguar

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 10 shkurt 2017 Në ora: 16:01
Ljuan M.

Vetura e zezë ndaloi, ndërsa më pas shoferi i dha gaz drejt turmës. Tavolina dhe karriket fluturuan nga vendi, ndërsa njerëzit vraponin të frikësuar, shkruan Bild. Ngjarja ka ndodhur në lokalin “Barbula” në Bünde (NRW) gjatë gushtit 2016.

“Shoferi ishte Luan M. (46) që ishte i ftuar në festën e datëlindjes së shefes së tij Anne N. (43). Për atë vepër penale, 46 vjeçari shqiptar tash qëndron përpara trupit gjykues i akuzuar për “vrasje të mbetur në tentativë” dhe “plagosje”. Gjithshka është filmuar nga kamerat e sigurisë,” përcjell botasot.info.

Luani përpara gjykatësit gjerman në Bielefeld deklaroi se asgjë nuk kujton nga ajo natë.

“Isha nën ndikimin e alkoolit dhe drogës,” thotë Luani që shkaktoi kaosin në orën 4.06 me një Pasat VW.

Pak më parë ai ishte përleshur me një tjetër si pasojë e kumarit. Avokati i tij, Dr. Detlev Binder (51) në fund thotë: „Klienti im nuk dije asgjë më tepër.” Seanca tjetër do të mbahet në një mars./Bota sot/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat