Dëbohet familja shqiptare, përkundër që vajza u lindi në Gjermani dhe janë të rrezikuar nga gjakmarrja

Gjermania

Dëbohet familja shqiptare, përkundër që vajza u lindi në Gjermani dhe janë të rrezikuar nga gjakmarrja

Nga: Fitim Dika Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 18:04
Dashnor dhe Elona Malecka

Dashnor dhe Elona Malecka janë shqiptarë nga Shqipëria e jugut që kanë shkuar në Gjermani për të kërkuar azil nga prilli 2015, shkruan come-on.de. Ata ndaluan në qytetin Kierspe, por ashtu si 99 përqind e familjeve shqiptare edhe atyre ju refuzua azili pasi Shqipëria është nga nëntori 2015 në vendet me origjinë të sigurt. Vendimi për riatdhesim kishte ardhur përkundër që Elona kishte lindur vajzën e saj në Gjermani dhe Dashnori vuan nga një sëmundje e rëndë dhe e ka të vështirë për të punuar.

Në një familje tjetër studentët kishin mbledhur shumë mbishkrime për të mos i dëbuar, por kot. Familja shqiptare duhet të kthehet në Shqipëri, kurse i frikësohet edhe gjakmarrjes dhe kushteve të rënda ekonomike. Vetëm për transportin e vajzës në kopshtin e fëmijëve për një muaj asaj i kushton 40 euro./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat