Ja si e shpëtuan dy shqiptarët plakun gjerman nga asfiksia

Gjermania

Ja si e shpëtuan dy shqiptarët plakun gjerman nga asfiksia

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 10 mars 2017 Në ora: 15:58
Ilurstimi i perdorur nga Thueringer-allgemeine

Në një banesë në Heiligenstadt, mbrëmjen mes së martës dhe së mërkurës ka shpërthyer një zjarr ku një burrë (69) ka marrë lëndime të rënda. Shpërthimi i zjarrit ka ndodhur rreth orës 19.30 kur kalimtarët kishin alarmuar zjarrfikësit.

Kur fqinji Gerald Marschall (63) mbylli dritaret e katit të sipërm dhe vrapoi me shpejtësi për të dalë nga dera, në anën tjetër të rrugës ndodhej shqiptari nga Kosova Nehat Kastrati (41), të cilit i kërkoi ndihmë për ta thirrur policinë. Për shkak të vështirësive gjuhësore ai mori vetë celularin dhe thirri policinë.

Nehat Kastrati sëbashku më dy afganë Miraga Wafa dhe Rochullah Safi (të dy 28), punëtorë në një firmë pastruese, shkuan me shpejtësi te apartamenti ku brenda qëndronte 69 vjeçari gjysmë i zhveshur dhe i plagosur nga asfiksia.

Dhoma ishte e mbuluar me tym dhe mezi shikohej. Rochullah mendonte se ai kishte vdekur, ndërsa Miraga kishte vërejtur se po merrte frymë. Dy afganët sëbashku me shqiptarin i dhanë ndihmë të parë 69 vjeçarit.

Miraga jeton thuajse prej një viti në Gjermani, ndërsa në Afganistan është përballur shpesh me ngjarje lufte, ku ka transportuar të plagosur dhe të vdekur, shkruan thueringer-allgemeine.de. Sipas tyre zjarri duhet të ketë ardhur nga kuzhina, përcjell botasot.info.

Në ndihmë të tre personave, erdhi edhe kolegu i tyre Fitim Sahiti (42), ndërsa pas dy minutash policia dhe më vonë edhe rreth 90 zjarrfikës.

Vendin ku shpërtheu flaka e ka vizituar edhe kryetari i qytetit Thomas Spielmann, ku është njoftuar edhe për dëmet e shkaktuara, që llogariten deri në 100.000 euro. Fatmirësisht zjarri ka dëmtuar vetëm disa objekte, por nuk është futur në një dhomë me sasi të konsiderueshme lëndësh kimikate./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat