Gjinekologu ga Kosova, i cili e harroi skalperin në barkun e pacientes, hyn në histori të klinikës gjermane

Gjermania

Gjinekologu ga Kosova, i cili e harroi skalperin në barkun e pacientes, hyn në histori të klinikës gjermane

Më: 12 mars 2017 Në ora: 11:14
ilustrim

te më parë, gjinekologu nga Kosova, Naim Shabani, pushtoi mediat kosovare me gabimin e tij gjatë një operacioni.
Shabani, më 17 tetor 2013 u arrestua nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor’.

Ai u arrestua pasi gjatë një operacioni të një pacienteje të re në klinikën e tij në Prishtinë, ‘Klinika Gjinekologjike Gjermane – DFK’, harroi që të largojë nga barku një skalper që e kishte përdorur gjatë operimit.

Vajzës iu deshtë t’i nënshtrohej edhe njëherë operacionit me anestezion që të largojë këtë mjet nga trupi i sa.

Por, gjërat kanë ndryshuar shpejtë për Shabanin. Ai këtë vit ka arritur sukses në një nga klinikat në Gjermani.

Shabani u emërua ‘Shef’ i Gjinekologjisë në Klinikën Kelheim në Bavari dhe këtë vit realizoi një omentektomi me laparaskopi. Sipas postimit të Shabanit, ky është operacioni i parë i kryer në këtë klinikë, çka e bën atë të veçantë atje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat