Hanover: Qëllohet për vdekje shqiptari i Maqedonisë nga breshëria e armëve mes dy grupeve rivale, kapen dy shqiptarë nga Kosova

Gjermania

Hanover: Qëllohet për vdekje shqiptari i Maqedonisë nga breshëria e armëve mes dy grupeve rivale, kapen dy shqiptarë nga Kosova

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 23 mars 2017 Në ora: 13:00
Vendi ku ishte qelluar per vdekje 25 vjeçari nga Maqedonia.

Gjatë një breshërie armësh në rrugën Weißekreuzstraße të Hanoverit është qëlluar për vdekje një 25 vjeçar nga Maqedonia. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23.00 ku dy grupe njerëzisht filluan të gjuajnë me plumba kundër njëri-tjetrit. Sesa agresorë kanë qenë prezent është akoma e panjohur, ashtu si arsyeja e konfliktit, shkruan media gjermane haz.de.

Zëdhënësja e policisë tregoi se disa persona janë marrë në pyetje, por nuk sqaroi nëse bëhet fjalë për dëshmitarë ose pjesëmarrës në dhunë. Agresorët janë në arrati, ndërsa policia kontrolloi përimtësisht disa zona mes sheshit Andreas-Hermes-Platz dhe rrugës Gartenstraße, ku shumë godina kishin gjurmë plumbash.  Sipas medias gjermane "Bild" bëhet fjalë për grupe rivale, ndërsa janë arrestuar edhe dy bashkëpunëtorë të viktimës - shqiptarë të Kosovës, 23 dhe 31 vjeç. Të dy shqiptarët e Kosovës jetojnë në Bremen, ndërsa akoma është në hetim nëse ose si ata ishin pjesëmarrës në breshërinë e armëve.

Një banor i katit të 23 kishte dëgjuar breshërinë e armëve, kur pas pak një plumb goditi apartamentin e tij. Fatmirësisht askush nuk u lëndua, përcjell botasot.info. Policia kërkon ndihmën e dëshmitarëve në numrin papagesë (0511) 109-5555./Bota sot/

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat