Komuna Kiel-Schlesëig Holstein shpall Sportist të vitit bokserin që nderoi emrin shqiptar Arton Krasniqi nga Vushtrria

Gjermania

Komuna Kiel-Schlesëig Holstein shpall Sportist të vitit bokserin që nderoi emrin shqiptar Arton Krasniqi nga Vushtrria

Nga: Ejup Krasniqi Më: 2 prill 2017 Në ora: 07:10
Arton Krasniqi

Ishte po 25 vite më parë kur në familjen Krasniqi, nga Fshati i Ri  Lindi djali i dytë i Bastri Krasniqit e pagëzuan Arton që në të ndarë do të thotë Ar/Ton . 

Rrugët e mërgimit sollën edhe familjen Krasniqi si shumë të tjera në skajin e Gjermanisë , mu në qytetin Kiel , krenaria e të qenurit shqiptar asnjëherë nuk i bëri të harrojnë atdheun , nderin burrërinë e krenarinë e të qenurit shqiptar.

Shkak i këtij shkrimi është m’u ai djaloshi i me emër Ar dhe Ton që me të vërtet sot na bëri të ndjehemi krenar edhe ne si komunitet.

Në vitin 2006 u hodh për herën e parë në ring, para kishte një boksier me një përvojë disa vjeçare, u hodh në ring si një shqiponjë e vërtet i mbështjellë me flamurin e mrekullueshëm , kuq e zi, nuk i bënte përshtypje fare kundërshtarin para hyrjes në ring tha o do vdes aty do të fitojë këtë meqë, pasi në ring kishte një kundërshtar nga Rusia.

Meçi kishte filluar, por Artoni ishte stoik nuk u mbraps asnjë moment dhe fitoi meçin e parë , i cili i dha shkas të vazhdojë karrierën e tij prej boksieri.

Artoni një djalë i urtë , një student shembullor, tani në vitin e IV si Inxhinier i Ekonomisë, edhe pse me vështirësi financiare pa asnjë donator ( përpos familjes) ai radhiti sukseset pas suksesi.

Sukseset që vlejnë të veçohen janë:

-Kampion në Veriun Gjerman 

-Kampionati për rini  vendi i Parë

-Kampionati i ligës së dytë Gjermane, vendi i dytë

-Kampion i kampionatit në boks për shkollat e larta Gjermane

sukseset nuk ndalen me kaq por vlenë të theksohet se para një jave qyteti i Kiel it nderoi me medalje duke e shpallur , sportist të vitit Arton Krasniqin,

I  ftuar në komunën Kiel ku në prezencën e shumë mysafirëve me renome atij iu nda kjo mirënjohje , për çfarë tha se “falënderoj të gjithë që më ndihmuan në rrugën time të boksit, sidomos familjen time, ndjehem krenar që jam shqiptar, dhe kam pasur mundësin të prezentojë këtë sport fisnik sidomos kur unë boksoj për klubin  AC Elmshorn , por edhe Klubet tjera ku isha më parë e sidomos që kam sjell medaljet e mija dhe sukseset e mija këtu në Kiel, këtu ku sot jetoj e studioj, këtu ku ndjehem në shtëpinë time, duke mos harruar asnjëherë rrënjët e mija arbërore.

Pyeta zotëriun Krasniqi

Se si ndjehet sot 

ai mu përgjigj” krenar i nderuar i respektuar dhe bujarë mbi të gjitha Shqiptarë

Kur ishit më të lumtur: 

Kur pas një viti mu dha mundësia që humbjen nga një boksier gjerman me shumë përvojë ta kthej në fitore, kam punuar shumë për atë ditë, dhe në fund arrita që përsëri të dal fitues nga ringu, ndjenja ishte e pa parë.

Ka edhe boksier tjerë shqiptarë që ushtroni bashkë:

Po sidomos Talenti i mrekullueshëm Besian Beqiri që është edhe kampion i Gjermanisë për rini  i cili edhe pse vetëm 15 vjeçar , ka një talent të paparë, ai është një sportist i mrekullueshëm , një Tajson i vërtet, pastaj  Rizar Kubazi e të tjerë.

Keni Takuar shumë Bokser me renome:

Po kam takuar Tajsonin Shqiptar, pastaj Marco Huck dhe Abrahamin ku kam pas nderin të marr disa komplimente nga ta, por mbi të gjitha për mua ishte takimi me të madhin Uli Ëegner Legjendën e treningut Gjerman .

Dëshira juaj:

Të marr pjesë në turnirin Adem Jashari në Kosovë, dhe të boksoj një ditë për reprezentacionin e Kosovës por ne jemi një pjesë e harruar e sportit ne të rinjët që merremi me sportin fisnik të boksit.

Për fund:

Për fund i Falënderoj djemët nga Qyteti Kiel Zgjimin, Beharin e shumë e shumë tjerë që më kanë mbështetur në çdo meç timin, por mjerisht që jemi pa sponsor sepse sigurisht se rezultatet tona do ishin edhe më të mëdha.

Njëherit, falënderoj ju që keni gjetur kohë që sot të jeni afër meje.

Image
Arton Krasniqi
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat