Gjermani: Shqiptari nga Shkupi punësohet në kishën katolike, a shuhet shpresa e katolikëve shqiptarë për të pasur prift në Maqedoni?

Gjermania

Gjermani: Shqiptari nga Shkupi punësohet në kishën katolike, a shuhet shpresa e katolikëve shqiptarë për të pasur prift në Maqedoni?

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 6 prill 2017 Në ora: 19:08
Emanuel Mates nga Maqedonia, po punon në vendin e muzikës kishtare,

Një fytyrë të re ka marrë kisha katolike e Kissing. Në fillim të këtij viti, Emanuel Mates nga Maqedonia, po punon në vendin e muzikës kishtare, shkruan “augsburger-allgemeine.de”. Paraardhësi i tij, Kyosuke Nishidate, punonte prej dhjetë vjetësh si muzikant në kishë dhe tani e ka lëshuar vendin.

Bashkësia katolike e St. Stephan-St. Bernhard ishte mjaft e gëzuar që ka gjetur aq shpejt zëvendësuesin e Nishidate, por fat është edhe për shqiptarin 25 vjeçar nga Maqedonia. Ai kishte tentuar prej tetorit që sëbashku me bashkëshorten e tij të vijë drejt Gjermanisë. Pasi kontaktoi me përfaqësuesit e kishës katolike në Kissing, ai gjeti punën e re. Në fillim udhëtonte përditë nga shtëpia e prindërve të çiftit në Neuburg në Kissing, ku para tre muajsh u erdhi në jetë një vajzë. Prej fillimit të marsit Emanueli jeton në Kissing, sëbashku me familjen e tij të vogël. Pikërisht 50 metra larg vendit të tij të punës në St. Bernhard-Straße.

Tani ai është i aktivizuar në dy punë edhe në St. Bernhard, si dhe në Alt-Kissing. Çdo ditë ai krahas muzikës merret edhe me ndihmë në ligjërimin e meshës. Gjithë kjo nuk është diçka e re për shqiptarin nga Shkupi, i cili ka studjuar teologji në Gjakovë, ndërsa sivjet pritet të diplomojë në universitetin papnor të Zagrebit.

Shqiptari njëherësh përpiqej të bëhej prift, por në fund ka fituar ideja e tij për t’u bërë muzikant. Pavarësisht se ai nuk është bërë prift, feja katolike luan një rol mjaft qendror në jetën e tij. “Lutja mbi tavolinë dhe meshat kanë qenë gjithmonë pjesë e familjes sonë. Feja çdoherë më ka ndihmuar në kohë krizash, si ajo e vdekjes së nënës sime,” thotë ai. Andaj ai shpreson që përveç muzikës të punojë edhe si bashkëpunëtor prifti. “Më së miri këtu në Kissing,” uron Emanuel Mates, i cili flet gjashtë gjuhë.

Katolikët shqiptarë të Shkupit, por jo vetëm, shpresonin që Emanueli të ishte prifti i parë i tyre pas shumë vitesh (shiko:""Në mbremje..."" te Agim Poshka - Shqiptarët katolik në Maqedoni 07.03.2016). Megjithatë siç duket jeta e tij tashmë është vendosur në Gjermani. Për shkak të mungesës së priftit shqiptar, shumë shqiptarë katolikë në Shkup janë drejt asimilimit pavarësisht se pjesë e rëndësishme e trungut shqiptar./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat