Mirënjohje dhe respekt për çdo anëtarë të SHKSH “Salih Çekaj”

Gjermania

Mirënjohje dhe respekt për çdo anëtarë të SHKSH “Salih Çekaj”

Më: 9 prill 2017 Në ora: 19:48
Osman Ferizi, kryetar i ShKSh “Salih Çekaj” në Pfaffenhofen të Gjermanisë

Mërgata shqiptare po vazhdon të rri zgjuar duke iu bërë krah i fortë çështjes kombëtare. Janë humanizmi njerëzor, miqësia , modestia e tej skajshme që pasuruan çdo shpirt të anëtarëve të ShKSh “Salih Çekaj” në Pfaffenhofen të Bayernit të Gjermanisë. Duke dhuruar dritë fisnike, ndërtim të shtëpive për të pa strehët, bukë për të pa ngrënit, medikamente për të sëmurët, karroca për invalidët e, sa e sa forma tjera ndihmash, sot erdhëm tek Madheshtia Njerëzore.

 Është vërtetuar se afshi më i thellë i shpirtit të njeriut është afshi për Mirënjohje dhe Respekt. Prandaj, Brigada 138 “Agim Ramadani” e vlerësoi meritore ndarjen e Mirënjohjës për ShKSh “Salih Çekaj”, të cilën kryetari i saj, Osman Ferizi, e pranoi me gëzim të madh.

Kjo mirënjohje, e para në trojet shqiptare që i ndahet shoqatës sonë, është e një rëndësie të veçantë ngase ndahet nga luftetarët e Brigadës 138 “Agim Ramadani”, në vendin e shenjtë, aty ku luftuan, pranë varrëve të shokëve të tyre martir dhe shumë afër varrit të Salih Çekajt, të cilin, në këtë ditë të shenjtë, e pamë ulur pranë bashkëluftetarëve të tij, besnikëve të luftës dhe paqës.

Andaj, në emër të kryesisë dhe anëtarësisë së gjërë të ShKSh “Salih Çekaj”, Osman Ferizi, kryetar, falenderon shumë me shpirt e zemër të gjithë luftëtarët e Brigades 138 “Agim Ramadani”. “Këtë nderim tuajin do e marrë me vete, për gjithë jetën për të mos e harruar kurrë”, shprehet ztr. Ferizi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat