Mbahet akademi përkujtimore për Sali Çekajn

Gjermania

Mbahet akademi përkujtimore për Sali Çekajn

Më: 24 prill 2017 Në ora: 22:30
Sali Çekajn

Në luftën tonë të fundit, kishte shumë beteja dhe figura që dhanë  jetën për atdhe, por ata sot do të mbesin përherë të pa vdekshëm në zemrat e popullit shqiptar. I tillë ishte Sali Çekaj jurist, politikan, ushtarak, vizionar dhe luftëtar  ndër të parët që u morë me përgatitjen e kryengritjes së armatosur në Kosovë.

Akademia për të përkujtuar dhe nderuar "Strategun dhe Vizionarin, Heroin e Kosovës Sali Çekaj "do të jete e organizuar si më poshtë.

 Tubimi  i kësaj Akademie  është ma i veçanti e kësaj natyre deri me tash qe  heroi i ynë, po i bashkon  po thuajse te gjitha  shoqatat organizative shqiptare, ku nga kjo konstatohet qe edhe nuk ka ma, dallim politike dhe përçarje!!!  Me poshtë keni njoftimin për mbajtën  e Akademisë kushtuar Sali Çekut:

Njoftim

Të nderuar miq, të nderuar veprimtar,të dashur bashkatdhetar,të dielën më 14 maj 2017 duke filluar nga ora 13:30 në Blumenstrasse 41, në qytetin e Göppingenit (Shtuttgart) do të mbahet një akademi për të përkujtuar dhe nderuar Strategun dhe Vizionarin Heroin e Kosovës Sali Çekaj. 

Akademia organizohet nga shoqata Pavarësia  nga Shtutgardi në bashkëpunim me shoqatat: 

1.) Qendra Kulturore Shqiptare Shtuttgart
2.) Shoqata Kulturore “Kadri Zeka” Kirchheim Teck
3.) Shoqata Kulturore Shqiptare "Bardhosh Gërvalla" në Ludwigsburg
4.) Shoqata Kulturore Shqiptare “Isa Boletini” në Sindelfingen
5.) Shoqata Kulturore Shqiptare “Kosova” në Fellbach
6.) Shoqata e Studentëve Shqiptarë në Stuttgart
7.) Shoqata Kulturore Shqiptare “Nëna Tereze” në Göppingen
Ta kujtojmë heroin e Kosovës, komandantin Sali Çekaj, i cili për një dekadë së bashku me neve veproi në Stuttgart, e kemi obligim moral dhe kombëtar, që sado pak, ta lajmë borxhin që e kemi ndaj tij dhe gjithë dëshmorëve tanë që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Prandaj, së bashku me të gjitha shoqatat e lartpërmendura , kemi vendosur që tani e tutje për çdo vit t’i kujtojmë të gjithë ata dëshmorë të cilët, para se të shkojnë në frontin e luftës çlirimtare, me dekada punuan dhe vepruan këtu së bashku me neve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës!

Numrat e telefonit kontaktues janë: 0179/7414456 & 0172/6378824. Njofton Asllan Dibrani në emrin e grupit organizativ Shtutgart

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat