Dëboi nënën e sëmurë shqiptare, kritikohet ashpër kryeministri gjerman - Bota Sot
Dëboi nënën e sëmurë shqiptare, kritikohet ashpër kryeministri gjerman

Gjermania

E enjte, 14 dhjetor 2017

Dëboi nënën e sëmurë shqiptare, kritikohet ashpër kryeministri gjerman

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 7 gusht 2017 Në ora: 13:11
Kryeministri bavarez Horst Seehofer

Një rast i dëbimit të një nëne të tre fëmijëve, e cila është e sëmurë psiqikisht, ka prekur mjaft sektorin civil në Gjermani. Një mbështetës i nënës së sëmurë shqiptare, i kishte shkruar një letër kryeministrit bavarez Horst Seehofer, ku i theksonte se me dëbim shkeleshin të drejtat ligjore të tre fëmijëve.

Mes tjerash në letrën shkruhej se “për shkak që babai nuk fluturonte drejt Shqipërisë, një nënë e sëmurë nuk mund të mendohej që të përkujdesej për tre fëmijët e saj.”

Kritika kanë ardhur edhe nga Këshilli i Refugjatëve, Stephan Dünnwald, që nëse mendohet e kundërta, ku fëmijët të përkujdesen për nënën, atëherë kryhet shkelja e dinjitetit të fëmijëve. “Fëmija më i madh është 14 vjet, ndërsa motra 11 vjeçare. Ata duhet njëherësh të përkujdesen për motrën e tyre më të vogël që ka vetëm dy vjet,” tha Dünnwald.

Familja tani është dërguar drejt Manching/Ingolstadt dhe nga momenti në moment pritet të dëbohet drejt Shqipërisë. Një ndër arsyet se pse nuk kthehet babai është se rrezikohet nga gjakmarrja./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test