Prekëse/ Familja shqiptare depërtohet, gjermanët i japin lamtumirën me lot - Bota Sot
Prekëse/ Familja shqiptare depërtohet, gjermanët i japin lamtumirën me lot

Gjermania

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Prekëse/ Familja shqiptare depërtohet, gjermanët i japin lamtumirën me lot

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 15:45
Urdhri për të deportuar familjen ka ngjallur zemërim në distriktin e Kreis Plön.

Është mbrëmja e 13 gushtit, kur disa policë kanë mbërritur në Kirchbarkau, distrikt në Schlesëig-Holstein të Gjermanisë.

Ata ndodhen aty pasi do të marrin një familje shqiptare të përbërë nga gjashtë anëtarë. Familja do të dëbohet dhe do të kthehet në Shqipëri.

“Fëmijët hipin në makinë duke qarë, gruaja dhe burri përshëndesin me dorë miqtë dhe fqinjët të cilët kanë dalë t’i përcjellin. Sytë i mbushen me lot. Ndërsa po hyjnë në makinë miqtë i japin lamtumirën duke kënduar “Amazing Grace””, shkruajnë mediat gjermane.

Këta të fundit shkruajnë se policia nuk i lejon as të takohen për t’u përshëndetur prandaj kjo është e vetmja mënyrë.

“Schlesëig-Holstein magazine” është një program televiziv që transmetohet në kanalin gjerman NDR, që i ka kushtuar emision pikërisht familjeve shqiptare të cilat edhe pse integrohen mjaft mirë në shoqërinë gjermane dëbohen.

Ndërkohë urdhri për të deportuar familjen ka ngjallur zemër në distriktin e Kreis Plön.

Zyra e Emigracionit e qarkut nuk ka pritur vendimin e komisionit që po shqyrtonte dosjen e familjes e cila kishte mbërritur në Gjermani rreth vitit 2014/ 2015.

“I ati dhe nëna e tyre kishin pasur kërcënime kriminale në atdhe” ,shkruhet në ndr.de. Me të mbërritur në Gjermani ata u vendosën në këtë distrikt dhe ishin integruar mjaft mirë.

“Të gjithë flisnin gjermanisht. I ati punonte, njëra prej vajzave po arsimohej ndërsa fëmija i vogël nuk flet asnjë fjalë shqip Familjes C. i është refuzuar aplikimi për azil. Çështja po ndiqej në rrugë ligjore nga një avokati në Komisionin Social”, vijojnë shkrimin mediat gjermane.

Një ngatërresë në adresën e e-mailit bën që çështja e tyre të mos shqyrtohet. Tashmë dosja do të shqyrtohet nga një tjetër organ më i lartë por kjo nuk e ndihmon familjen e cila të martën është kthyer në Shqipëri.

Në Ministrinë e Brendshme në Kiel shprehet keqardhje për rastin. Por sipas legjislacionit dëbimi quhet i ligjshëm.

Integrimi i përsosur i familjes në shoqërinë gjermane duhej të ishte marrë parasysh nga zyra e emigracionit” citohet të thotë një zyrtare, Jasmine Azazmah

Pamjet që tregohen në reportazh janë vërtet prekëse. Familje shqiptare e cila integrohet mjaft mirë në shoqërinë gjermane, e megjithatë deportohet. Banorët e këtij distrikti janë të indinjuar, qajnë dhe lëshojnë kritika të forta ndaj autoriteteve. “Mesa duket një dëbim i tillë nuk duhej të ishte bërë”, thuhet në reportazh.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test