Mërgata shqiptare në Gjermani asnjëherë nuk ia ka drejtuar votën partive të krahut të majtë - Bota Sot
Mërgata shqiptare në Gjermani asnjëherë nuk ia ka drejtuar votën partive të krahut të majtë

Gjermania

E premte, 20 tetor 2017

Mërgata shqiptare në Gjermani asnjëherë nuk ia ka drejtuar votën partive të krahut të majtë

Nga: Hilmi Gashi Më: 23 shtator 2017 Në ora: 23:01
Hilmi GASHI

Komunikata për Media e VetëVendosjes (VV) drejtuar  bashkëkombasve që jetojnë dhe punojnë në Gjermani (pjesë e së cilës jam edhe unë) që të votojnë partitë e majta, është një kërkesë absurde, e pa bazë, e pa matur, si dhe ka qëllim të njollosjes së Mërgatës Shqiptare në Gjermani.
 
Kërkesa e lëshuar për Opinion e VV-s i del krahë ftesës së Erdoganit, Vuçiçit dhe Putinit, si dhe tenton t’iu ndrrojë bindjet politike që i kanë shqiptarët në Gjermani.
 
Mërgata shqiptare në Gjermani asnjëherë s’ka pas simpatinë dhe asesi t’ia drejtojë votën partive të krahut të majtë, dhe as tani pas ftesës së pavlerë të lëshuar nga VV.
 
Theksojmë se VV duhet të informohet më mirë rreth aktivitetit e kontributit të madh në tre mandate të saj, prej vitit 2005, të “Zonjes së hekurt”, kancelares Angela Merkel për shqiptarët, e sidomos për Kosovën, për Pavarësinë, për shtetësinë e saj, për zhvillimet e integrimet e saj, për ecjen e saj drejt antarësimit në OKB.
 
Në përfundim të reagimit tim, jam më se i sigurt se bashkëkombasit tanë në Gjermani janë të mirëinformuar rreth kontributeve të kancelares Angela Merkel për Çështjen Kombëtare Shqiptare, e në veçanti për lirinë e Pavarësinë e Kosovën, prandaj komunikata të tilla të pa matura e qëllim këqija do të bien në veshët e shurdhër të votuesve shqiptarë.
 
Sigurisht, më datë 24 shtator 2017 shqiptarët do t’iu drejtohen qendrave të vend-votimit me votën për “Zonjen e hekurt” Angela Merkel. Ajo, nesër, të dielën, do të fitojë mandatin e katërt si kancelare e Gjermanisë.
 
Në përmbyllje të reagimit tim, zonjës të nderuar Angela Merkel, i dëshirojënjë fitore bindëse, suksese në mandatin e rradhës si Kancelare e Gjermanisë, si mike e madhe dhe e mirë e Shqiptarëve në Gjermani, në shtete e treva shqiptare në Ballkan, veçanarisht në Kosovë, si dhe në diasporat shqiptare në vendet gjermanike e ato të Bashkimit Europian.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test