Hodhi të dashurën nga dritarja, ja sa mund të dënohet shqiptari në Gjermani - Bota Sot
Hodhi të dashurën nga dritarja, ja sa mund të dënohet shqiptari në Gjermani

Gjermania

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Hodhi të dashurën nga dritarja, ja sa mund të dënohet shqiptari në Gjermani

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 13 tetor 2017 Në ora: 11:05
Nga kjo lartësi ra gruaja e re

Në procesin e rrëzimit misterioz nga dritarja të një vajze 25 vjeçare nga Dyseldorfi, Prokuroria kërkon dënim me 11.5 vjet burg për Ardit T. (40). Ky i fundit dyshohet se ka rrëzuar vajzën e re, që pjesën e mbetur të jetës duhet ta kalojë me pasoja shëndetësore. Ajo u rrëzua nga shtatë metra lartësi.

Avokati i shqiptarit kërkoi lirimin e klientit të tij pasi vajza rumune ishte hedhur vetë nga dritarja, pasi kishte grabitur kuletën. Ata dikur kishin qenë të lidhur. Vajza rumune në anën tjetër deklaron se prej kohësh kishte dashur të ndahet nga shqiptari, pasi merrej me trafikimin e drogës.

Shqiptari gjithashtu foli për pafajësinë e tij dhe se rumunja ishte e varur nga droga dhe i kishte grabitur 1800 euro. 40 vjeçari është tepër i habitur me arrestimin e tij. Vendimi përfundimtar do vijë të martën e ardhshme./Bota sot/

Image
Gruaja kishte rënë nga kjo shtëpi
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test