Shoqata kulturore shqiptare “Shqiponja” letër të hapur Mogherinit

Gjermania

Shoqata kulturore shqiptare “Shqiponja” letër të hapur Mogherinit

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 14:33
Frederica Mogherini

E nderuara Zonja Mogherini,

SHKSH " Shqiponja ", me seli në Siegen të Gjermanisë, në mbledhjen e saj të datës 28.10.2017, ndër të tjera, vendosi t' u shkruajë këte letër, e cila është e sinqertë dhe ka një qëllim të pastër.

Ne kemi respekt, për cilindo individ, grup njerëzish, apo institucion të lartë siç është Bashkimi Europian që përpiqet të pajtojë, popujt në konflikte.

Ne konsiderojmë se nëse përpjekjet për të arritur këte qëllim janë të sinqerta dhe të barabarta për t´i pajtuar popujt duhet të japin rezultate të qëndrueshme, në të kundërtën, po qe se nuk janë përpjekje të ndershme e të sinqerta,nëse palët në konflikt nuk konsiderohen të barabarta, bisedimet mund të vazhdojnë pa fund pa dhënë ndonjë rezultat konkret pozitiv.

Takimi me ndërmjetësimin Tuaj, i Presidentëve të Shtetit të Kosovës, Hashim Thaqi, dhe atij të Serbisë, Aleksander Vuqiq me 31 gusht 2017, në Bruksel, e më vonë edhe në SHBA, na shtyri të shkruajmë këte letër tepër miqësore.

Këto probleme për vetë natyrën e tyre, duhet të shkruheshin nga Akademia e Shkencave e Kosoves dhe e Shqiperisë, që disponojnë të gjitha të dhënat historike për problemet që do të trajtojmë, por ne si anëtarë të, SHKSH " Shqiponja ", me seli në Siegen të Gjermanisë, po shprehim pikpamjet tona për problemin madhor të mardhënjeve ndërmjet popullit shqiptar dhe atij serb, me qëllim që të arrihet më mira e qëndrueshme në këto mardhënie të tronditura prej shekujsh, ndërmjet dy popujve që historia u ka caktuar fatin të jenë fqinjë.

Kombi dhe populli ynë që është më i vjetri në Ballkan së paku për këto 150 vitet e fundit, ka qenë, jo me fajin e tij, në mardhënje armiqësie e lufte, herë të armatosur, e herë politike me Serbinë dhe aleatet e saj, nga Rusia e deri te Mali i Zi.

Në bazë të të dhënave historike, ajo armiqësi e ka pasur zanafillen nga koha e dyndjeve sllave në Ballkan, por sidomos pas shpalljes se pavarësisë së Shqipërisë, kur katolikë, muslimanë e ortodoksë u bashkuan rreth flamurit të Skenderbeut dhe pas më shumë se 500 vjet robërie nga turqit, shpallen Pavarësinë e Shqipërisë me 28 nëntor 1912.

Në themel të mardhënjeve të tendosura armiqësore kanë qenë vendimet e pa drejta e antishqiptare të Kongresit të Berlinit, Konferencës së Londrës, të Versajes , Parisit, Stambollit e deri te konferenca e fundit e Rambujesë, sipas të cilave 3/4 e territoreve shqiptare, iu dhuruan mbretërisë, serbo-kroato-slloveno-malazeze, e si rrjedhojë më shumë se gjysma e kombit shqiptar mbeti përsëri nën një robëri klasike edhe më të zezë se nën perandorinë osmane.

Për t´i përballuar ato krime e masakra çnjerëzore, nga sllavët e jugut te udhëhequra nga serbo-malazezët, populli ynë krijoi rezistencën e armatosur për të qenë

i lirë dhe sovran në trojet e veta historike. Ajo rezistencë e armatosur nga vitet; 1918-1928, e udhëhequr nga Azem e Shote Galica, ishte shprehje e vullnetit të popullit shqiptar për të mos jetuar nën robërinë e huaj.

Në kohën e fashizmit që, njihet si Lufta e dytë Botërore, populli ynë u rreshtua në krahun e aleances antifashiste në luftën e tij të armatosur nacional-çlirimtare, duke shprehur qartë aspiratat historike për të jetuar në shtetin e tij të lirë ne Shqipërinë e shqiptarëve.

Ato aspirata, u shprehen haptazi juridikisht në vendimet dhe rezolucionin e konferencës së Bujanit që u organizua me 31.12.1943, e deri me 02.01.1944, për të zgjidhur problemin në bazë të parimit të së drejtës së vetvendosjes së popujve që shqiptarët të jetojnë në shtetin e tyre etnik, në kufinjtë e njohur historik.

Për fat të keq ato vendime u tradhëtuan nga një pjellë bastarde e popullit tonë me 08 deri me 10 korrik 1945, në Prizren, ku Kosova me dhunë iu bashkëngjit Serbisë federale, ndërsa një pjesë e trojeve tona iu dhanë Malit të Zi, e pjesa tjetër Maqedonisë.

Me atë rast, OZNA dhe formacionet çetnike serbe, e lanë Kosovën me gjakun e bijve më të mirë të sajë që ishin partizanë dhe luftetarë të brigadave të Shaban Polluzhës. Pretekst për atë masakër, shërbeu refuzimi i komandantit të brigadave partizane shqiptare për të shkuar në luftë në Srem, ku forcat reaksionare serbe e malazeze që kishin vënë në ballë nga një Yll partizan, kryen krime duke vrarë e masakruar, gra e fëmijë shqiptarë.

Ajo nuk u mjaftoi çetnikeve dhe ndihmësve të tyre të cilët mblodhën mbi 4000 shqiptarë, të gjithe të pa armatosur dhe i dërguan në Tivar ku i pushkatuan pothuajse të gjithë. Në trevat shqiptare u instalua pushteti ushtarak i nacionalistëve serbo-malazez që udhëhiqej nga OZNA (Organet e Sigurimit të ish Jugosllavisë) dhe kushdo që kundërshtonte okupimin e trojeve shqiptare nga Jugosllavija e Titos, vritej pa gjyq,ose gjykohej nga gjykata ushtarake deri me varje në litar, si ndodhi me atdhetarin dhe intelektualin Gjon Serreqi.

Gjatë gjysmës së dytë të vitit 1944 dhe gjysmës së parë të vitit 1945, u vranë nga çetat nacionaliste serbe dhe OZNA, rreth 47.300 shqiptarë. Në fund të vitit 1945, vetëm në rrethin e Pejës, regjimi solli 4600 kolonistë serbë e malazezë, ndërsa në fund të vitit 1945, pushteti ushtarak në Metohi kishte vendosur 7000 familje kolonistësh. Duke filluar nga viti 1949 e deri në vitin 1957, më se 30.000 shqiptarë u zhdukën nga faqja e dheut !

Në këte shifër përfshihet edhe periudha e kriminelëve: Rankoviq , Stefanoviq e Milan Gjuriq, të cilët kanë kryer krimet e sipërpërmendura, jo pa miratimin e Tito-Kardelit.

Gjatë periudhës nga viti 1954 deri në vitin 1960, u shpërngulën me dhunë për në Turqi 15.000 familje shqiptare, sipas burimeve zyrtare të botuara në gazetën kroate, VUS, me 07.07,1970. Shpërngulja e shqiptarëve për në Turqi me dhunë e represion është bërë si vijon: në vitin 1953 u shpërngulen 13.000, në vitin 1954 u shpërngulën 17.000, në vitin 1955 u shpërngulën 10.000, në vitin 1956 u shpërngulën 54.000, në vitin 1957 u shpërngulën 57.000, në vitin 1958 u shpërngulën 51.000, në vitin 1959 u shpërngulën 27.000 dhe, në vitin 1960 u shpërngulën 23.000 shqiptarë. Kjo masakër etnike, u krye në zbatim të ideve të shovenistit serb, Dr.Vasa

Qubriloviq, mbi bazën e të cilave qeveria e ish Jugosllavisë me 28.02.1953, vuri në jetë traktatin e vitit 1938 të nënshkruar nga Stojadinoviq me Turqine !

Ato krime , masakra, dhunime, shperngulje masive që përbëjnë krime monstruoze kundër njerëzimit, kundër një kombi të pa mbrojtur e duarthatë, bënë që kombi ynë i masakruar, të ngrihet në protesta gjithëpopullore në vitin 1968 dhe në vitin 1981.

Populli ynë i urtë por trim, i varfër, por zemër çelik, i okupuar por kurrë i nënshtruar, ujiti me gjak rrugët e Kosovës, jo për të shkuar në Beograd, Nish, Titograd apo Kragujevc, për të kolonizuar popujt tjerë apo për t´i shpërngulur ata nga trojet e tyre, por, për të drejtën më elementare, krijimin e Republikës Shqiptare në Jugosllavi. Ato ditë u vranë 53 shqiptarë dhe u plagosen më shumë se 700 tjerë. E gjithe Jugosllavija dhe kolona e saj e V-të, u vërsul kundër nesh. U torturuan dhe masakruan pleq, gra dhe femijë . Nëpër duar të e UDB-së, kaluan më se 30.000 shqiptarë, nga të cilet mbi 17.000 janë dënuar me nga 5 e deri në 15 vite burg, kurse dy ideologet e çështjes shqiptare, Adem Demaci e Kadri Osmani, u dënuan me 28 gjegjësisht me 26 vite burg.

Me 13 maj 1981 ushtria dhe policia serbe sulmuan Prekazin duke vrarë babe e birë; Tahir dhe Nebih Mehaj. Me 17 janar 1982 sigurimi i shtetit të ish Jugosllavise që udhëhiqej nga serbët, vranë në Gjermani udhëheqësit dhe organizatorët e përpjekjeve për çlirimin e Atdheut Jusuf e Bardhosh Gërvallen e Kadri Zekën. Me 11 janar 1984 u vranëe nga ushtria dhe policia midis Prishtine, dy udhëheqësit kryesorë për Republiken Shqiptare në ish Jugosllavi, Rexhep Mala e Nuhi Berisha. Ne maj të vitit 1985 në burgun e Beogradit CZ, ku vuante dënimin prej 15 vitesh u vra mizorisht frymëzuesi i krahut të armatosur, mësuesi i popullit Zijah Shemsiu. Në vitin 1986, në zyrat e UDB-ës, u vranë aktivistët e palodhshëm të çështjes shqiptare Metush Krasniqi, Malë Morina e Xhemail Blakaj. Në vitin 1988-89 u vranë Bajram Bahtiri, Fahri Fazliu e Afrim Zhitia .

Ndërsa nga të rinjtë shqiptarë që kryenin shërbimin ushtarak në Armatën Jugosllave, sipas pohimit të shefit të Ushtrisë, Branko Mamulla, duke filluar nga viti 1981 e deri ne vitin 1987 janë burgosur 1435 shqiptarë, me aktakuza të montuara . Po përmendim këtu disa nga shqiptaret viktima të sigurimit dhe policise ushtarake jugosllave: Ukë Ferizaj nga Ferizaj u vra në vitin 1983 në Ajdovqine në postën ushtarake (PU)1266; Qenan Abdylmexhiti nga Kumanova u vra nëe vitin 1982 në Virovitice; Nazmi Muja nga Gradica u vra në vitin 1983; Mustafë e Arif Pantina nga Gllareva e Gllogovcit u vranë në vitin 1983; Rasim Zeka nga Podujeva u vra në maj 1982; Enver Elezi nga Shkupi u vra në Divulje me 06.06.1983; Mustafe Sulejmani nga Shkupi u vra në prill 1987; Rexhep Blakaj nga Jabllanica u vra në dhjetor 1985; Mentor Krusha nga Gjakova u vra me 24.12.1983; Inajet Istrefi nga fshati Velështë-Strugë u vra me 14.06.1986; Agron Ademi nga Kodralia u vra ne vitin 1984; Hyzeir Sadiku nga Presheva u vra në Pula me16.04.1982. Feriz Ukaj nga Istogu u vra në vitin 1984; Malik Azizi nga Korita e Gostivarit u vra me 13.02.1986; Ismet Bojku nga Peja u vra në vitin 1982; Abedin Bala nga Koretica e Gllogovcit u vra me 02.01.1985; Haki Shatri nga Tomoci i Istogut u vra në Sarajevë me 02.02.1986; Sami Shabani nga Zaskoci i Ferizajt u vra me 11.01.1986.

Të gjithë ata të rinjë, por edhe shumë tjerë, për të cilët na mungojnë të dhënat, populli ynë i përcolli për të kryer shërbimin ushtarak, por u kthyen në arkivole. Të gjitha ato krime të kryera në mënyrë tëvazhdueshme nga aparati shtetëror jugosllav i drejtuar nga ai serb. Krimet u shtuan më tepër kur në krye të shtetit erdhi fashisti Sllobodan Milosheviq.

Në vitin 1989, Milosheviq bashk me kuislingun Azem Vllasi, organizoi një manifestim ultranacionalist e fashist serb në Gazimestan. Milosheviq i pa knaqur me kolegët e tij në Kosovë, vuri nën kontrolin e tij të gjitha institucionet ekzistuese, shtoi paramilitarët, liroi nga burgu të dënuarit serbë, duke ua falur dënimet me burg të gjatë, me kusht që të pranonin uniformën e policisë serbe në Kosovë. Pas atij akti, filluan torturat çnjerëzore mbi popullin me synim që t'a detyronin të shperngulej nga trojet tona. Ky akt kriminal u shoqërua me kolonizimin masiv të vendbanimeve shqiptare me serbë. Kesaj kohe i përkasin edhe konfliktet ushtarake slloveno-serbe, kroato-serbe e muslimano-serbe.

Ajo situatë, krijoi kushte të favorshme për Lëvizjen Çlirimtare të shqiptarëve, si dhe rriti e forcoi ndërgjegjën e të gjithë shqiptarëve për domosdoshmërinë e organizimit dhe forcimit të Lëvizjes për çlirimin e atdheut nga zgjedha serbe. Atdheu ynë, kishte lindur e rritur trima e trimëresha që kishin ngarkuar mbi supet e veta fatin e atdheut dhe kishin marrrë pergjegjësinë për të luftuar për lirinë e tij.

Nipi i Azem Bejtës e Ahmet Delisë, Adem Jashari, bashk me të atin Shabanin dhe vëllain, Hamzain, formuan Ushtrine Çlirimtare për ti dalë zot Atdheut dhe duke përzënë njëherë e përgjithmonë nga një pjesë e trojeve tona pushtuesit barbarë serb.

Tani, e nderuara dhe respektuara zonja Mogherini, për periudhën e luftës nuk do të flasim shumë. Ju aso kohe keni qenë e re, por ndoshta keni dëgjuar dhe shikuar ndonje skenë film, apo lexuar ndonjë gazetë, për atë dramë ndër më të përgjakshmet e shekullit që shkoi. Një ushtri fashiste e armatosur deri në dhëmbë me armë moderne, kundër një Ushtrie Çlirimtare të pa armatosur dhe me forca të pa barabarta, bëri gjenocid kundër një populli,duke vrarë femijë, duke ua hapur barkun grave shtatzëna dhe duke ua nxjerrë fëmijën e duke futur një mace në vend të tij !

Janë dhunuar mbi 12 mijë gra e vajza .U detyruan mijëra shqiptarë të braktisin shtëpite e tyre për të kërkuar strehim në vende tjera. Pas gjithë atyre krimeve kundër njerëzimit, Serbia jo vetëm që nuk kerkoi falje, as nuk u ndëshkua nga Bashkimi Europian dhe Kombet e Bashkuara, por doli fitimtare duke krijuar Republiken Serbe të Bosnjes. Një shtet që drejtohet nga bashkëpunëtorë të ngushtë të kriminelit serb Milosheviq siq janë, Aleksander Vuciq e Tadiq, një shtet që ka vendosur për të ligjëruar në akademinë ushtarake serbe gjeneralë që kryen krime në Kosovë, një shtet që është i ngarkuar me të gjitha ato krime që kreu kundër njerëzimit, është i privilegjuar dhe gëzon të drejtën që shtetasit e tij të udhetojnë lirshëm kudo në Europe pa viza. Një shtet që në luftën e fundit ka vrarë mbi 12000 njerëz dhe mban eshtrat e mbi 1500 të vrarëve shqiptarë në Serbi, që mban peng kafkën e kokës së Prof.Dr.Ukshin Hotit, nuk ka sanksione, nuk ka kushte për asociimin e për rrjedhojë vazhdon të njejtën politikë raciste kundër shqiptarëve.

Për këte po kujtojmë trajtimin e vëllezërve shqiptare në Preshevë , Medvegjë e Bujanovc, të cilët janë të privuar edhe nga të drejtat më elementare nga regjimi i shokëve të Milosheviqit, Vuqiq e Tadiq !

Është rënqethës fakti që fëmijët shqiptarë të këtyre trevave nuk kanë të drejtë të kenë abetare në gjuhën amtare. Për mendimin tonë kjo është Serbia e përkëdhelur nga Europa duke shkelur të gjitha parimet bazë mbi të cilat është ndërtuar BE-ja.

Nga ana tjetër është populli shqiptar, mbi të cilin për më shumë se 150 vite janë kryer krime dhe masakra çnjerëzore në çdo lëmi, i cili mbahet i izoluar nga Europa. Natyrisht lind pyetja: Nga kush dhe pse? Pse ata që dhunuan e kryen krime te shekullit janë te privilegjuar dhe shetisin lirshëm nëpër Europë, ndërsa viktimave të tyre që u kullon akoma trupi gjak, u vihen kushte për liberalizimin e vizave e çfarë kushtesh, si bie fjala; demarkacioni me Malin e Zi kur dihet botërisht se Mali i Zi është ndërtuar si shtet në 1/2 e territoreve shqiptare. Për ne ky është një qëndrim i padrejtë kundruall popullit tonë dhe është më shumë se një perkrahje në heshtje për kryesit e krimeve makabre.

Ne. ju lutemi me përulëesi, Zonjë e Nderuar, të lexoni me kujdes e ngadalë e qetë, këte letër për të krijuar bindjen tuaj personale se Europa u ka borxh të madh shqiptarëve, me përkëdheljen e vazhdueshme të Serbisë, siq bëri në Konferencën e Rambujesë e në konferencat tjera. A ka njeri të gjykojë “drejtësinë” dhe “barazinë”, që Europa i dhuroi Ballkanit ?

I biri i kriminelit Milosheviq, Marku dhe gruaja e tij Mira, shetisin lirshëm nëpër Europë, ndërsa nipave e mbesave të Adem Jasharit e të heronjëve të popullit shqiptar që luftuan për lirine e vendit të tyre, kunder barbarëve të Serbise u ndalohet të shkojne në Europë. Ky qendrim jo vetëm se është i padrejte por është më tepër se i turpshëm, për këdo që e mban. Konflikti ne mes te dy popujve nuk është konflikt mes dy individëve presidentëve; Vuqiq -Thaqi. Ai është shumë më i thellë, ndaj këte duhet t'a kuptojë qartë edhe Bashkimi Europian, ndryshe do të humbasë kredibilitetin për parimet mbi të cilat është krijuar.

Së pari, palet në konflikt duhen qenë të barabarta. Në luften e dytë botërore, e tërë Bota e ndëshkoi Gjermaninë fashiste, kurse Serbia jo vetëm që nuk u ndëshkua por doli fitimtare dhe u privilegjua nga Europa.

Ne mendojmë e propozojmë që në bisedimet që mund të organizohen, është e domosdoshme dhe duhet të trajtohet pa tjeter edhe gjendja e mjeruar dhe shtypja e shqiptareve në Luginën e Preshevës.

Atyre nuk duhet t'u mohohet e drejta e Referendumit të vitit 1992. Ata duhet të kenë autonomi në nivel Republikës Shqiptare në kuadër të Serbisë (përkohesisht). Ne mendojmë e propozojmë që në bisedimet që mund të zhvillohen, për t'u dhënë atyre kredibilitet në ambientet shqiptare, është e domosdoshme të ftohen e të marrin pjese:

1.Një përfaqësues i familjes së komandantit Adem Jashari që i kanë vrarë 58 antare te familjes.

2.Një përfaqësues i grave dhe vajzave të dhunuara.

3.Një përfaqesues i të zhdukurve si dhe një organ përfaqësus shtetëror , por jo me njerez që nuk kanë pësuar nga krimet e luftës së fundit.

Në këto bisedime krahas, përfaqsuesit të BE-së, siq jeni ju Zonja Mogherini, duhet të marrë pjesë edhe një përfaqësues nga SHBA-të.

Duke ju falënderuar sinqerisht për mirëkuptimin si dhe me respektin më të lartë e urimet më të mira për të arritur qëllimin e një mbledhjeje të mundëshme për pajtimin e dy popujve fqinjë, jemi të gatshëm për kontribut për realizimin e aspiratës së të dy popujve, shqiptar e serb.

SHKSH " Shqiponja ", me seli në Siegen të Gjermanisë,

Effertstufer 104

57072 Siegen

Deutschland

Mehmet Musa

Nëntor 2017

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat