Nis dezinsektimi në Gjilan

Gjilani

Nis dezinsektimi në Gjilan

Më: 10 qershor 2016 Në ora: 12:04
Ilustrim

Komuna e Gjilanit ka bërë përgatitjet për fillimin e fazës së parë të dezinsektimit të hapësirave publike në Gjilan, në mënyrë që të bëhet eliminimi i insekteve të cilat janë pengesë për qytetarët, veçanërisht gjatë kohës së verës, kur edhe lajmërohen në hapësirë gjithandej insekte të ndryshme.

Me këtë rast drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Nexhat Hajrullahu, ka thënë se në këtë fazë nis dezinsektimi për të vazhduar më vonë edhe me dezinfektim dhe deratizim.

“Si Drejtori kemi bërë të gjitha përgatitjet që të nisë faza e parë e dezinsektimit hapësinor. Është bërë evidentimi i zonave më të ndjeshme, zona në të cilat do të ketë kujdes më të veçantë. Problematike janë kryesisht zonat në afërsi të lumenjve, por gjithashtu në përgjithësi gjithë hapësira. Intervenimi do të përfshijë gjithë qytetin dhe fshatrat e Gjilanit, në mënyrë që qytetarët të mos kenë këtë problem. Ndërsa, në fazat tjera do të bëhet edhe dezinfektimi i objekteve publike dhe deratizimi”, thuhet në një njoftim për media.

Më tej në njoftim thuhet se kompania e cila do të kryej punimet është me kontratë kornizë, ndërkaq afati i kontratës ështà « për tre vjet.

Po ashtu, kanë apeluar tek të gjithë bletarët, që për dy – tri ditë ti mbajnë të mbyllura bletët, ngase material me të cilën bëhet dezinsektimi, është i dëmshëm për bletët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat