Haziri: Një milion euro po i investojmë në projektin e rrugës Gjilan-Bujanoc

Gjilani

Haziri: Një milion euro po i investojmë në projektin e rrugës Gjilan-Bujanoc

Më: 17 korrik 2016 Në ora: 18:22
Pamje nga rruga katër korsi Gjilan-Bujanoc

Lutfi Haziri, kryetar i Komunës së Gjilanit, është shprehur të jetë tejet i kënaqur me punimet projektin e rrugës katër korsi Gjilan-Bujanoc. “Rruga katër korsi Gjilan-Bujanoc (hyrje-dalje e qytetit) është investim i Komunës, me mbështetje të qeverisë. Është investimi më i madh që kap shifrën 1 milion euro, e që punimet janë duke shkuar shumë mirë”, ka thënë Haziri.
 
I pari i gjilanasve ka shfaqur shpresën se deri në vjeshtën e këtij viti, projektet e mëdha infrastrukturore do të marrin formë dhe dukje tjetër.
“Ne me Ministrinë e Infrastrukturës i kemi edhe 21 programe në hapje të ofertave, pra jemi në vlerësim. Besoj shumë që deri në vjeshtën e këtij viti, Gjilani në kuptimin e infrastrukturës, nëse i vendosim edhe hyrje-daljet e prezantuara ditë më parë nga ministri Zharku dhe Autostradën, do të filloj të marrin formë dhe dukje krejt tjetër”, ka potencuar kryetari i Komunës, Lutfi Haziri.
 
Projekti i ndërtimit të kësaj rruge, e cila nis nga kazerma e FSK-së, ka gjatësi prej 1260 metra, me gjerësi 27 metra dhe do të ketë brez të gjelbërimit, ndriçim, trotuare, staza për biçikleta dhe të gjitha kërkesat tjera urbane. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat