Prezantohet projekti për rregullimin e shtratit të tre lumenjëve dhe të rrjetit të ujërave të zeza

Gjilani

Prezantohet projekti për rregullimin e shtratit të tre lumenjëve dhe të rrjetit të ujërave të zeza

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 15:56
Pamje nga takimi

Komuna e Gjilanit ka hyrë në fazën përfundimtare të procesit për fillimin e implementimit të projektit “Rehabilitimi dhe instalimi i kanalizimeve të ujërave të zeza, si dhe rregullimi i shtratit të lumit Mirusha dhe Stanishorka” që do të financohen përmes programit të kredisë së butë, “Soft Loan” të Qeverisë Austriake. 
Lutfi Haziri, kryetar i Komunës së Gjilanit në fjalën e tij në këtë prezantim publik ka falënderuar qeverinë e Austrisë dhe Kosovës për mbështetjen duke potencuar se ky projekt në vete ngerthen infrastrukturën kryesore për rregullim të rrjetit të kanalizimeve, ujërave të zeza dhe rregullimit të shtratit të lumit “Mirusha” e “Stanishorka” dhe lumit "Baja".
 
“Ky projekt është thelbësor për qytetin në përgjithësi dhe shpëtim në të njëjtën kohë edhe për qytetarët e Gjilanit të cilët prej vitesh përballen me problem të shumta që vien nga këta lumenjë dhe nga problemet me ujërat e zeza. Në afërsi të këtyre lumenjëve dhe përgjat tyre sot kemi kundërmim të një ere të rëndë dhe shpeshherë edhe deponi të mbeturinave, kryesisht për shkak të degradimit total të këtyre lumenjëve. Më tre gusht ky projekt do të arsyetohet edhe para qeversë dhe ministrave, sepse jemi të përfshirë në kuadër të programit “Soft Loan” që e ka realizuar ministria e Financave dhe është ratifikuar në Kuvend”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri. 
 
Ai gjithashtu ka vazhduar më tej me detajet tjera duke potencuar se “tretmani i ujërave të zeza në Gjilan e ka fillimin e fundit të realizimit. Është projekt që ka kosto 13.2 milionë euro, për ta integruar dhe rregulluar gjithë sistemin e ujërave të zeza në Komunën e Gjilanit dhe në disa fshatra në fqinjësi, sepse ato janë të lidhura gjeografikisht me Komunën e Gjilanit. Presim që Ministria e financave në fazën e parë të ndaj një buxhet prej 7.2 milionë euro për këtë qëllim. Është e paraparë që programi të nis dhe mbaron për një periudhë 24 mujorëshe, si afat jashtëzakonisht optimal”, ka thënë kryetari Haziri, duke potencuar se këta tre lumenjë në qytetin e Gjilanit, janë burimi kryesor i problemeve me ujërat e zeza. 
 
Ndërsa në fjalën e tij, Mendim Rugova, zëvendës ministër për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, ka dhënë mbështetje këtij projekti duke potencuar që është me rëndësi të veçantë fillimisht për infrastrukturën e qytetit por në përgjithësi për të gjithë qytetarët e Gjilanit dhe më gjerë përgjatë gjithë kësaj rrjedhe. Qeveria e Kosovës sipas tij është e angazhuar konkretisht në mbrojtjen nga ndotja dhe degradimi i lumenjëve, andaj siq ka potëncuar ai nisma e Gjilanit është për tu mbështetur gjithmonë, sepse po bënë zgjidhjen e një problem në zemër të qytetit. 
 
Ndërsa, Milovan Mostkoijov perfaqësues nga OSTAP, partner implementues i këtij programi, ka thënë se përkushtimi për zgjidhjen e problemeve që ka qyteti dhe qytetarët me një problem kaq të madh siq janë këta lumenjë, është përkushtim i kujdesit për të ardhmen e një vendi apo të një komune në këtë rast dhe qytetarëve të saj. Gjithçka do të vazhdoj në koordinim të plotë dhe sipas marrëveshjes që kanë dy qeveritë e dy vendeve ajo e Kosovës dhe Austrisë, në koordinim të vazhdueshëm me Komunën e Gjilanit dhe përfitues do të jenë qytetarët. 
 
Ndryshe, prezantimi i projektit detal teknik është bërë nga Skender Bublaku dhe aspektet financiare për kreditë nga drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Agim Zuzaku, ku të pranishëm ishin kryetarët e këshillave të lagjeve dhe të fshatrave por edhe njohësve të kësaj lëmie konkrete. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat