Reagon Lutfi Haziri për incidentin në xhamin e Velekincës

Gjilani

Reagon Lutfi Haziri për incidentin në xhamin e Velekincës

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 14 gusht 2016 Në ora: 22:39
Lutfi Haziri

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka reaguar pas  incidentit të ndodhur në fshatin  Velekincë të Komunës që udhëheq ai kur një person ka tentuar që ta rrënonte kupolën e xhamisë.

Haziri në emër të Komunës së Gjilanit ka dënuar ashpër këtë rast dhe se ka thënë se  tilla nuk i shërbejnë aspak klimës së krijuar për shumë vite në sigurinë publike në Gjilan

“Rasti që ka ndodhur në fshatin Velekincë në dëmtimin e kupolës së xhamisë, është një rast që Komuna e Gjilanit e dënon ashpër, sepse raste të tilla nuk i shërbejnë aspak klimës së krijuar për shumë vite në sigurinë publike në Gjilan. Me këtë rast falënderoj Policinë e Kosovës, të gjitha njësitet që kanë intervenuar në këtë rast, për profesionalizmin e treguar dhe për rikthimin e gjendjes nën kontroll dhe krijimin e sigurisë për qytetarët e këtij fshati. Po ashtu, përkushtimi dhe sjellja e lartë qytetare e civilizuese e kryetarit të Bashkësisë Islame, Naim Aliu, e imamit të xhamisë Remzi Halimi dhe e bashkëpunëtorëve të tjerë, por edhe e banorëve, është për t’u falënderuar, në këto momente të vështira për fshatin dhe për Gjilanin në përgjithësi”, ka shkruar Haziri në Facebook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat