Gjilani kremton “Darkën e Lamës”

Gjilani

Gjilani kremton “Darkën e Lamës”

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 20:46
Darka e Lamës

Përgatitur nga fermerët, kultivuar në tokën e Gjilanit, dhe mbështetur nga Komuna, konkretisht Drejtoria e Bujqësisë, sot është organizuar “Darka e Lamës”, një aktivitet tashmë tradicional i falënderimit ndaj Zotit për bereqetin vjetor me shijimin e produkteve dhe ushqimeve të ndryshme nën ambientin e hapur, nën shoqërimin e shumë miqve të Gjilanit dhe Kosovës, njofton kumtesa komunale.

Zyrtarisht hapja e “Darkës së Lamës”, është bërë nga kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, i cili para vetes kishte mysafir të shumtë, të cilët rastësisht iu bashkuan kësaj sofre duke nderuar fermerët dhe në përgjithësi Gjilanin, por njëkohësisht duke mbetur të impresionuar nga ushqimet tradicionale të servuara.

“Darka e Lamës”, është simbolikë e një kulture të gjatë te shqiptarët. Si aktivitet vjetor ka nisur të shënohet që nga koha e Presidentit të ndjerë Dr. Ibrahim Rugova, i cili gjithnjë ka promovuar produktet dhe bereqetin e sofrës Kosovare. Sot ne kemi miq të shumtë që po marrin pjesë në sofrën tonë të Gjilanit për këtë vit. Mikpritja është e përhershme për miq, ndaj kjo sofër është e madhe dhe mysafirët janë nga një përfshirje e gjerë territoriale që e bënë madhështore këtë ditë të bujkut të Gjilanit. 

Kemi mysafir të shumtë nga 11 shtete të BE-së, pastaj kryetarë të 17 Komunave të Mikro-regjionit Gjilan-Kumanovë-Preshevë, përfaqësues në nivel ministrash të qeverisë së Kosovës, përfaqësues të ambasadave të Kosovës, organizatave të shumta dhe mbi të gjitha kemi ata të cilët përditë na bëjnë krenar me angazhim të pa ndërprerë, pra, sot kemi këtu fermerë të shumtë që krenohen me bereqetin që u ka dhënë Zoti dhe ne krenohemi me punën që ata bëjnë”, ka thënë kryetari Haziri.

Me fjalë rasti është paraqitur edhe zëvendësministri i Bujqësisë, Vezir Januzi, i cili mes tjerash ka thënë se Gjilani përherë është dëshmuar me angazhime konkrete dhe me produkte të shumta në të gjitha fushat, por, sofra Gjilanase “Darka e Lamës”, është më e veçantë dhe po tregon bereqetin që është bërë në Gjilan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat