Kryetari i Vitisë Haliti, priti një delegacion të GIZ-it gjerman

Gjilani

Kryetari i Vitisë Haliti, priti një delegacion të GIZ-it gjerman

Nga: Aziz Zuka Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 15:01
Pamje nga takimi ne Viti

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtori për Urbanizëm, Planifikim dh Mbrojtje të Mjedisit, Ajet Sallahu si dhe të tjerë,  ka pritur sot në takim një delegacion të GIZ-it gjerman në krye me Michael Becker dhe Shkelqim Dacin. Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e GIZ-it i kanë njoftuar ata mbi projektin e ri të tyre që quhet „ Menaxhimi i Tokës“.

Përndryshe në kuadër të këtij projekti parashihen dy komponentë si: Planifikimi hapësinorë ku me këtë projekt do të mbështet disa komuna të Kosovës për të krijuar data bazën digjitale për planifikim hapësinor dhe do t i mbështesë ato për të hartuar Hartat Zonale Komunale sipas kërkesave të ligjit për Planifikim Hapësinor. Kurse komponenta e dytë ka të bëjmë me komasacionin e tokës bujqësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat