Shkodra: Aktiviteti i grave po e bën më të fuqishme AAK-në në Gjilan

Gjilani

Shkodra: Aktiviteti i grave po e bën më të fuqishme AAK-në në Gjilan

Më: 10 dhjetor 2016 Në ora: 20:25
Aleanca e Gruas së Kosovës në degën AGK në Gjilan

Kryetarja e Aleancës së Gruas së Kosovës(AGK) Magbule Shkodra me bashkëpunëtore sot vizitoi degën AGK në Gjilan. Qëllimi i vizitës ishte njoftimi lidhur me tubimin e AAK qe do të mbahet në Prishtinë me datë 17 dhjetor 2016.

Në këtë tubim do të shpaloset platforma e AAK ofertë për qytetarët për të sjellë ndryshimin për Kosovë.

Në takim ishte edhe kryetari i degës së AAK Rexhep Kadriu i cili theksoi se gjilanasit shpresë të vetme për ndryshim ne komunë dhe ne Kosovë kane AAK dhe kryetarin Haradinaj.

Kryetarja e degës se AGK -Gjilan Arta Haziri Nuhiu ndër të tjera tha se gratë/vajzat e Gjilanit janë rreshtuar në AAK për të kontribuar me qëllim të përmirësimit te gjendjes në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat