Në komunën e Vitisë vazhdojnë punimet në ndërtimin e infrastrukturës rrugore në disa fshatra

Gjilani

Në komunën e Vitisë vazhdojnë punimet në ndërtimin e infrastrukturës rrugore në disa fshatra

Nga: Aziz Zuka Më: 13 dhjetor 2016 Në ora: 14:24
Pamje nga punimet në asfaltimin e rrugës në Pozharan

Vazhdojnë punimet në fushën e infrastrukturës në disa lokalitete të komunës së Vitisë .Kështu këto ditë janë bërë me rrugë të reja të asfaltuara fshatrat Devajë, Tërpezë, Ballancë dhe Zhiti si dhe vazhdojnë punimet në  rregullimin e  trotuareve në një gjatësi prej rreth 1 kilometer edhe në lokalitetin më të madhë të kësaj komune in në Pozharan.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka inspektuar sot disa punime që janë duke u bërë në fushën e infrastrukturës, konkretisht në asfaltimin e rrugës që lidh mes veti fshatrat Tërpezë dhe Ballancë në gjatësi prej 2 kilometra si dhe është duke u asfaltuar  rruga kryesore në Devajë si dhe trotuarin në drejtim të ambulantes në Pozharan të Vitisë.

Në vizitat që i bëri sot kryetari Haliti këtyre tri fshatrave banorët lokal falënderuan institucionet për kujdesin në krijimin e kushteve sa më të mira për lëvizjen e lirë të automjeteve dhe njerëzve. Kurse gjatë fundjavës është bërë edhe asfaltimi i rrugës “ Tafë Qorri” në Zhiti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat