Rrugët lokale në shumë fshatra të pa pastruara dhe vështirë se qarkullohet, qytetarët të pakënaqur!

Gjilani

Rrugët lokale në shumë fshatra të pa pastruara dhe vështirë se qarkullohet, qytetarët të pakënaqur!

Nga: Aziz Zuka Më: 6 janar 2017 Në ora: 14:16
Nga terreni në një pjesë të zonës rurale të Vitisë

Si pasojë e të reshurave të pandërprera të borës gjatë orëve të mbrëmjes dhe krijimin e kushteve të papërshtatshme në gjithë territorin e komunës së Vitisë, kryetari I komunës Sokol Haliti ka shpallur gjendje mobile.

Ndërkaq kompania e kontraktuar për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonit dimëror gjatë gjithë natës ka intervenuar në disa lokalitetet e kryesisht në ato të zonave malore, por që vështirësi po paraqesin ortekët e shpeshtë që po e bëjnë edhe më të vështirë punën e kompanisë. Kështu ka njoftuar për media , drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike Nexhmedin Jakupi, i cili ka theksuar se si rrugë më e vështirësuar është ajo në lagjen e Shaqirëve në Debellde dhe në Samakovë, ku kompania nuk ka arritur akoma të intervenoj në hapjen e rrugëve. Ndërkaq edhe rrugët e tjera të vendbanimeve të komunës janë tejet të vështirësuara për qarkullim e në disa prej tyre, kompania ka arritur të bëj pastrimin vetëm një herë gjatë ditë së djeshme. Kjo gjendje në rrugët e shumë fshatrave të kësaj komune janë në gjendje të rëndë dhe nga keto rrugë nuk është pastruar ende bora dhe as që janë dokur  aty mekanizmat përkatësisht automjetet e kësaj kompanije !!!!.

Për gjendjen e rënd të rrugëve e sidomos në ato të lagjeve, në Drejtorinë Shërbimeve Publike kanë arritur shumë kërkesa për largimin e borës edhe nga rrugët e lagjeve, por që sipas tij, kompania nuk ka mundësi të intervenoj edhe në pastrimin e tyre. Por shtrohet pyetja pse kjo kompani nuk ka  mundësi që të kryeje këtë pune pasi që ajo paguhet nga taksapaguesit, qytetarët e kësaj komune .

Nga terreni bëhet e ditur se ka shumë ankesa nga qytetarët të cilët janë të paknaqur pasi që puna nuk po bëhet si duhet.Ndryshe, në zonat kodrinoro malore, trashësia aktuale e borës arrin rreth 1 metër. Ndërkohë që njësia zjarrfikëse në Viti, sa i përket aksidenteve ka bërë të ditur se ka pasur rrëshqitje të automjeteve, por që nuk kanë kërkuar ndihmën e njësisë. Ndërsa  gjatë orëve të mbrëmjes, ka ndodhur një rast zjarri në një shtëpi banimi në fshatin Remnik, ku edhe është djegur një dhomë e shtëpisë që është shkaktuar nga zjarri.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat