Zyrtarizohet partneriteti në mes të komunës së Vitisë dhe saj Kirchhain të Gjermanisë

Gjilani

Zyrtarizohet partneriteti në mes të komunës së Vitisë dhe saj Kirchhain të Gjermanisë

Nga: AZIZ ZUKA Më: 18 janar 2017 Në ora: 14:58
Pamje nga vizita ne Gjermani e kryeetaarit te Vitisë Sokol Haliti

Gjatë vizitës që kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti është duke zhvilluar në shtetin Gjerman ai është takuar edhe me kryetarin e komunës Kirchhain, Olaf Hausman. Gjatë këtij takimi është zyrtarizuar partneriteti midis këtyre dy komunave.

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se në kuadër të kësaj faze të projektit do të përgatitemi për dialog aktiv, bashkëpunim si dhe realizim të projekteve konkrete. ‘Jemi të interesuar të zhvillojmë bashkëpunim të sinqertë dhe të këmbejmë përvoja me ekspertë në funksion të përmbushjes së 17 objektivave për zhvillim të qëndrueshëm të miratuara nga OKB në vitin 2015”, u shpreh kryetari Haliti. Kurse Olaf Hausman, kryetar i komunës Kirchhain ndër tjerash potencoi se sigurisht se ky bashkëpunim është një që kjo gjë është e mirë, pasi secili mund të mësoj diçka nga secili dhe mund të këmbehen idetë dhe përvojat, për zhvillim të mëtejshëm strategjik të partneriteti.

Me nënshkrimin e marrëveshjes së mirëkuptimit ka nisur faza Pilot dyvjeçare e projektit ‘Partneritete të qëndrueshme komunale’, i cili financohet nga Ministria Federale e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik kurse implementohet nga Zyra e Komunave në një Botë. Bashkëpunimi midis Vitisë dhe Kirchhain ka nisur në korrik të vitit 2016, pas disa kontakteve të përfaqësuesve të fshatit Klanselhaim dhe Smirë. Në një punëtori në qytetin Gelsenkirchen, drejtori i kësaj zyre, Ulrich Kaltenbach, ka thënë se furnizimi me ushqim, energji, mobilitetit, shkatërrimi i ambientit janë sfida me të cilat po përballet e tërë bota, prandaj duhet mobilim dhe angazhim i përbashkët, pasi në globalizim të gjithë janë të varur nga njëri-tjetri.

Përndryshe në kuadër të këtij projekti janë nënshkruar 12 partneritete midis komunave gjermane dhe atyre nga Evropa Juglindore. Kryetari Haliti gjatë zhvillimit të punimeve të kësaj punëtorie është takuar edhe me kryetaren e qytetit nikoqir, Martina Rudoëitc, të cilën e ka ftuar ta vizitojë Vitinë.

Ajo e ka pranuar ftesën me kënaqësi dhe ka premtuar se do të shikojë mundësitë e realizimit të vizitës në një moment të përshtatshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat