Gjilani në këmbë për Arbenita Selimi-Spahiun, vajza që ndërroi jetë gjatë lindjes

Gjilani

Gjilani në këmbë për Arbenita Selimi-Spahiun, vajza që ndërroi jetë gjatë lindjes

Më: 3 mars 2017 Në ora: 16:48
Arbenita Spahiu

Dhjetëra qytetarë të Gjilanit, familjarë dhe ish nxënës të Arbenita Spahiut kanë protestuar sot para Teatrit të Qytetit, e cila ndërroi jetë dy orë pas lindjes në Repartin e Gjinekologjisë, në Spitalin Regjional të Gjilanit.  

Arlinda Selimi familjare e Arbenitës tha se është e vështirë për të dhe familjen, është e padrejtë për birin Detin dhe për shëndetësinë kosovare që të kërkohet të bëhet autopsia për herë të dytë, e kryeset e kësaj vepre të mos dënohen.

 "Ne si familjarë dënojmë këtë rast dhe është turp të bëhet një autopsi e dytë, kur rezultatet kanë dal se gjithçka ka qenë në rregull dhe Arbenita kurrë nuk është ankuar as para dhe gjatë shtatëzanisë, Gjykata dhe Prokuroria po e zvarritin procesin, gjersa vrasëset akoma punojnë ", ka thënë Arlinda.

 E pranishme në këtë protestë ishte edhe Kryesuesja e Kuvendit Komunal në Gjila, Valentina Bunjaku - Rexhepi, e cila tha se është aty për shkak se ndanë dhimbjen me familjen si nënë dhe grua, gjersa shpreson që organet e drejtësisë të bëjnë zbardhjen e rastit dhe të merret një vendim.

Ndërsa, edhe përkundër ftesës nuk u pa Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani. Turma ka protestuar edhe para Gjinekologjisë në Gjilan, gjersa gjinekologet e përfshira në këtë rast u panë në dritare të repartit.

 Arbenita Selimi - Spahiu më 3 mars 2016, pas lindjes së parë, ndërsa rasti akoma nuk është zbardhur.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat