Kelmendi: Qeveria e përkushtuar për zgjidhjen e ankesave të prodhuesve vendorë

Gjilani

Kelmendi: Qeveria e përkushtuar për zgjidhjen e ankesave të prodhuesve vendorë

Më: 27 mars 2017 Në ora: 18:25
Ramiz Kelmendi sot vizitoi Industrinë e mishit të shpeztarisë “Konsoni” në Gjilan

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi sot vizitoi Industrinë e mishit të shpeztarisë “Konsoni” në Gjilan, ku u njoftua me zhvillimin e kësaj industrie.

Kelmendi tha se kjo fabrikë plotëson kërkesat e konsumit të vezëve dhe mishit të shportarisë, ndërsa njoftoi se qeveria mbetet e përkushtuar për zgjidhjen e ankesave të prodhuesve vendorë.

Ai ashtu pohoi, se si Qeveri mbeten të përkushtuar edhe për parandalimin e importit të produkteve të mishit jo cilësor dhe atyre nga Brazili, me çmime jo konkurruese.

Menaxheri i fabrikës “Konsoni” në Gjilan, Agim Sahiti tha se sikurse të gjithë prodhuesit tjerë, edhe ai ballafaqohet me mungesë dhe çmim të lartë të energjisë elektrike.

Sipas tij, importi i mishit të shportarisë nga Brazili, me çmim të lirë, është pengesë për këtë fabrikë.

Sahiti theksoi se me prodhimin e tij, plotësojnë kërkesat e tregut me mish të pulës në Kosovë rreth 7 përqind dhe njoftoi se industria e mishit në “Konsoni”, është me standarde dhe cilësi të lartë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat