Në Gjilan për tri vjet nuk është shënuar asnjë vdekje me motiv të ulët kriminal

Gjilani

Në Gjilan për tri vjet nuk është shënuar asnjë vdekje me motiv të ulët kriminal

Më: 6 prill 2017 Në ora: 13:03
Konferenca njëditore me temën “Gjilani si shembull i qytet?arisë me zero kriminalitet fatal për motive të ulëta për më se tri vite”

Ka nisur në Gjilan konferenca njëditore me temën “Gjilani si shembull i qytet?arisë me zero kriminalitet fatal për motive të ulëta për më se tri vite”, organizuar nga kryetari Lutfi Haziri dhe ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi.

Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të policisë, prokurorisë, e gjykatës së Gjilanit dhe Kukësit nga Shqipëria, kryetarët e 17 komunave të regjionit lindje, ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile, OSBE-së dhe KFOR-it turk.

Kryetari Haziri ka thënë se ndihet krenar që për më shumë se tri vite në Gjilan nuk ka vdekje me motive kriminale, duke falënderuar edhe qytetarët për kulturën e lartë qytetare të treguar dhe bashkëpunimin.

“Tashmë jemi të nderuar që në Gjilan po pilotohet Mekanizmi Referues i preventivës të çdo lloj ekstremizmi, e radikalizmi që çon në terrorizëm, pas anëtarësimit me të drejta të plota të Gjilanit në Strong Cities Network, me seli në Londër. Ky ambient i sigurt na ka bërë për nderë që ne të jemi komuna e parë ne regjionin e Ballkanit Perëndimor që e piloton këtë program, duke e rritur rolin e pushtetit lokal në këtë aspekt. Toleranca është zero sa i përket krimit”, ka thënë Haziri.

Ndërsa, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka deklaruar se mungesa e kriminalitetit në Gjilan për më shumë se 3 vite, është impresive, duke vlerësuar se në këtë qytet janë zhdukur kufijtë etnik dhe është ngritur shkalla e lartë e solidaritetit.

Ndërkohë, kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, është shprehur të marrësh pjesë dhe të dëgjosh që Gjilani është me zero kriminalitet në vitet e fundit, është vërtetë shumë e rëndësishme, për të shtuar se pushteti lokal është domethënës në këtë aspekt.

Ndryshe, kryetari i Gjilanit ka paralajmëruar së shumë shpejt do të organizohet edhe tryeza e dytë me pjesëmarrjen e autoriteteve nga Prishtina, Tirana dhe Shkupi, duke vendosur në fokus uljen e kriminalitet dhe rolin e pushtetit lokal në këtë aspekt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat